Kontributi atdhetar i Esat Myftarit

(Esat Myftari, Vdekja jote – jeta ime, Prishtinë, 2020, fq. 287)


Nga Kosovar BASHA*

  1. Dy fjalë për autorin

Esat Myftari është një qytetar pejan i lindur më 1940 në një familje të vjetër të këtij qyteti. Veprimtaria e tij letrare u shqua qysh në bankat sa ishte gjimnazist si dhe më vonë në përvojën e tij të shkurtër në gazetën “Rilindje”.  Kalvari i jetës së tij deri më 1991 ishte i kushtëzuar nga ndikimet politike të rrethanave në Shqipëri ku ai emigroi më 1963. Kurse nga viti 1991 u bë deputet i Parlamentit të parë pluralist, e më 1992 me fitoren e Partisë Demokratike të Shqipërisë emërohet nga ministri i jashtëm Alfred Serreçi, drejtor i drejtorisë për diasporë.
Afër 2 vite ishte edhe ambasador i Shqipërisë në Riad, pastaj përkthyes dhe pas vitit 2000 iu përkushtua tërësisht shkrimeve.
Kontributi i tij është me vlerë në fushat historiko-politike pasi zbërthej tema të ndryshme duke i rrumbullakuar me libra të frytshëm. Po veçojmë disa nga librat e tij si “Emrush Myftari”, Pejë, 2011 ; “Enver Hoxha dhe Kosova”, Tiranë, 2016 ; “Esat Mekuli profili politik, Prishtinë, 2018; si dhe libri i tij fundit që po e prezantojmë “Vdekja jote jeta ime” botuar në Prishtinë më 2020. 

  1. Struktura dhe përmbajtja  librit

Libri është konceptuar nga autori në kapituj dhe sythe të shumta që mbulojnë hollësisht jetën e tij të pasqyruar kronologjikisht sipas ngjarjeve. Mund të themi që ky libër është i strukturur mjaft mirë dhe paraqet një mënyrë të veçantë të trajtimit të ngjarjeve në formën e romanit historik ose më mirë kujtimeve nga vështrimi letrar dhe historik.
Filli i kujtimeve nis që nga pranimi i tij gazetar për pjesën e Sindikatave në “Rilindje”. Tek Myftari shohim një vendosmëri të madhe për punë gjatë harkut kohor afër 2 vjeçar. Sa jetonte në Prishtinë vërejmë një vendosmëri për mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare në Kosovë me anë të retorikës dhe veprimeve me individ të kohës së Kosovës. Me interes por edhe fatkeq na paraqitet figura e tij si gazetar në një mbledhje të maketit të Prishtinës ku ai spikati si vrojtues i ngjarjeve dhe së këndejmi mori pjesë në diskutime të ndryshme që ndodhën aty.
Në Prishtinën e para Plenumit të Brioneve temat e ndërlikuara që lidheshin me Shqipërinë staliniste ishin tejet koshiente për kosovarët që jetonin në Kosovë, por të rrezikshme për prekje të këtyre temave. Me guximin e tij autori në mbledhjen e lartëpërmendur pasi u diskutua edhe për situatën politike në Shqipëri dhe raportet me vendet e ndryshme të këtij vendi, Myftari u konfrontua me sekretarin e Sindiaktave të Kosovës një serb shovinist i kohës. 
Sa ishte gazetar me porosinë e vajzës së axhës së tij, Luljeta Myftarit – vajza e atdhetarit të shquar Emrush Myftari i dha porosi të interesohej për fatin e ekzekutimit të babait të saj. Në libër vërejmë kontakte të autorit me personalitete që e kishin njohur figurën e Emrushit dhe kishin dijeni mbi fatin e tij tragjik më 1945.  Zatën pas një periudhe gazetari i ri nuk e pa vetën pjesë të “Rilindjes” pas situatës së rënduar dhe trysnisë që e ndjente gjithnjë në këtë institucion por edhe në Kosovën e sunduar nga serbët.
Kështu shohim veprimet e tij të para si djalë me guxim të madh kombëtar dhe intelektual. Ai do të ndërmerrë si në vijim : a) do të jap dorëheqje nga “Rilindja” ; b) do të organizon mbledhje të përbashkëta me interes kombëtar me grupin e tij të Pejës për bashkërendimin e veprimeve politike që shpinin në alternativat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes Shqipërisë ku ata si grup po edhe shqiptarët e Kosovës shihnin të vetmen shpresë.
Grupi i tij ilegal i përbërë nga shok të idealit si : Abdylaziz Daci, Esat Myftari, Ramadan Shala, Shefqet Deçani, Adem Bajri diskutuan gjatë në shtëpinë e këtij të fundit për veprimet e mëtejme për çështjen kombëtare. Sa shohim në libër në bisedat e gjata u vendos që të votohet mes anëtarëve dhe së këndejmi Esat Myftarit i ra hise që të shkon në Shqipëri dhë të vëjë në alarm shtetin shqiptar. Anëtari i grupit Ramadan Shala siç mësojmë nga përshkrimet e autorit e mori përsipër ta bëjë dërgimin e tij për në kufi me një njeri të njohur.
Copëza interesante në libër shpalosen kur autori i librit arrin që të dal në Shqipëri në vitin 1963 përmes Junikut. Nga këtu libri merr një dimension tjetër sepse ngjarjet rrodhën krejt me intensitet tjetër. Autori me sinqeritet të madh na tregon që në arritjen e tij në kufi pastaj bartjen ne Tropojë, ai menihere u vu re nga autoritetet shqiptare. Në mënyrë kronologjike dhe tematike  po japim një tablo siç e paraqet edhe autori jetën e tij në Shqipëri.
Libri na njofton se që në momentin e parë në Tropojë erdhi për vizitë i ngarkuari i Komitetit Qendror të PPSH për punët e Kosovës. Ndërmjet Sakip Hoxhës i ngarkuar me këto punë dhe autori shkëmbyen biseda të ndryshme në Tropojë lidhur më ardhjen e Esat Myftarit në Shqipëri. Djalin e ri e dërgojnë në Tiranë në një vend të sigurt që të këtë një strehim të përkohshëm. Pjesë më rëndësi shohim edhe te mos respektimi i rregullave të jetës nga autori, i cili thekson se doli në Tiranë që të shoh qytetin, por në fakt ishte i udhëzuar që t’i bindej urdhrit mos te dal jashtë zonës ku jetonte. Tirana iu duk tejet e ndryshme nga çfare e kishte përftyruar.
Koloneli Hoxha në një natë me sa vërejmë në libër e ftoi në një darkë me rëndësi Myftarin ku diskutoi gjatë për jetën e tij, çështjen e Kosovës, Jugosllavinë etj. Autori thekson se me autoritetet e Shqipërisë nga organet që merreshin me Kosovën diskutoi për personalitetin e Adem Demaçit, grupin e tij, si dhe në fund të konkluzioneve të autorit vërehet zhgënjimi i tij i theksuar mbi Shqipërinë. Organet e shtetit nga sa shohim marrin vendim ta dërgojnë në qytetin e Përmetit për jetesë.  Për djalin e ri në këtë qytet ai ka mundësinë të këtë edhe një jetë tejet modeste intime me një vajzë, të njihet me persona si Ziso Vangjeli etj. Në libër shpalosen edhe bisedat e tij me shokun e tij të ngusht Namik Lucin. Këto diskutime u bënë në Tiranë pas bisedave që ju bënë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Me sa shohim Myftari i tregoi që brenda në Shqipëri nuk ka kurfarë lëvizje për çështjen e Kosovës dhe se dëshira e tij ishte që të riatdhesohej në Kosovës sepse zhgënjimi i tij ishte i madh.
Emocione të mëdha paraqiten nga autori kur më 1968 në Shqipëri për vizitë i erdhi nëna e tij. Me shumë elokuencë na paraqitet një rrëfim i sinqertë kur pas një periudhe ata shihen edhe diskutojnë për shumë punë familjare, për shokët e grupit etj. Jeta e tij përfundimisht do të merrte kahje tjetër pasi autorin e dërgojnë përsëri për transferim në qytetin e Lezhës. Në këtë qytet mbajti kontakte me personalitete si Bep Gargjolën, prof. Gafurrin me të cilët diskutonte çështje historike për revistën “Studime historike”, për autoritetin e Fadil Paçramit etj.
Me interes për lexuesin është edhe vajtja e tij në Ambasadën Jugosllave ku kishte shprehur me herët dëshirën që të riatdhesohej për Kosovë. Në këtë ambasadë do të bisedonte me stafin e kësaj ambasade për shumë momente të jetës së tij nga bankat shkollore, të gjimnazit për  familje të vjetra nga Peja si Gazikollovic, Rajovic, jetën studentore por edhe diçka që ai e mësoj aty – dënimin e grupit të tij ilegal në Kosovës. Këtu me sa vërejmë ndërmjet autorit dhe autoriteteve jugosllave u diskutua edhe riatdhesimi i tij për Kosovë i cili në fund mbeti pezull. Në Lezhë ai pati mundësinë të njihej edhe personalitetin erudit Angjelin Saraçi një shkodran që kishte njohuri të mëdha nga shkencat humanitare. Ndërmjet të dyve bisedat kryesore rrjedhin për problemin e Kosovës. Myftari në Lezhë pati mundësinë që të shoh nga larg degradimin e figurës së Todi Lubonjës. Por nga teksti shohim se shoqëria e tij ishte tejet e ngushtë me Shefqet Kelmendin një emigrant kosovar.
Autori fillon të zbërthej detaje me vlerë ku shton se kosovarët në Shqipëri kishin dosjen me emërtimin 2A dhe pothuajse të gjithë ishin të survejuar nga Sigurimi i Shtetit. Një periudhë interesante për jetën e tij do të ishte edhe puna si arsimtar në qytetin e Lezhës ku me një përkushtim do t’i jepej punës së mësimdhënësit, ku do të jepte maksimumin për nxënësit e tij lezhjan. Siç duket autoritet e Sigurimit të Shtetit kishin mbushur mendjen që kosovarin e ri ta vëzhgojnë tërë kohën dhe ta shohin si të padëshirueshëm nga momenti kur ai u zhgënjye me shtetin shqiptar; nga momenti kur shprehu dëshirën që të riatdhesohej në Shqipëri; nga momenti kur shoqërohej me personalitetet e njohura të lartëpërmendura; nga momenti kur Shqipëria bënte rolin e ndërmjetësuesit të çështjes sëë Kosovës fatëkeqësisht në dëm të shqiptarëve të këtij vendi.
Autori me shumë korrektësi na tregon se shoku i tij Shefqet Kelmendi pasi ishte ndjekur, vëzhguar nga bashkëpunëtorët “Shqiptari”, “Sazani”, “Pinoku” etj., ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare. Nga këtu jeta e tij ishte në rrezik sepse autori nga çasti në çast priste që ta arrestonin për veprimtari “propaganduese ndaj shtetit shqiptar”. Autori e kishte ditur mirë që ai do të arrestohej së shpejti dhe këtë e kishte diskutuar me të dashurën e tij Rozin me të cilën natën e fundit e kishin paraparë që do të vinin ta merrnin jo më larg se pak orë.
Në libër mësojmë se arrestimi i tij ishte i shpejtë nga Sigurimi, ai u mor në një xhip dhe u vendos në hetuesi. Autoritetet shqiptare kishin vendosur ta sajonin situatën vetëm e vetëm të pengonin veprimtarinë atdhetare të individëve kosovar për zgjidhjen e Kosovës.
Nga shënimet e Myftarit shohim se në bisedat që u bënë kryehetuesi Gjoleka në fillim zhvilloj një bisedë jo të këndshme me autorin, aty vihet në dukje edhe kërcënimi i parë i hetuesit duke i thënë se grupi i tij në Kosovë është dënuar më 9 vite kurse me nenin 73 të Kodit Penal të Shqipërisë Myftari do të dënohej me 10 vite burg. Në bisedat e paraqitura mësojmë se nga autori u kërkua një transformim ideologjik kurse ky i fundit e kundërshtoj këtë gjë. Biseda të tjera të heetuesëve si Gligori do të zhvillonte me të duke i ofruar edhe fotografi të ndryshme nga jeta e tij në Kosovë etj.
Pjesë tejet interesante në pasazhet e autorit shohim edhe në bisedat e bëra me hetuesit mbi nacionalizmin, Namik Lucin, mbi takimin e tij me profesorët kosovar Menduh Begolli dhe Ahmet Kelmendi etj. Kur po shihej që çështja po shkonte drejtë një bashkëpunimi që nuk po sillte rezultate ngase autori nuk po pranonte të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit atëhere nga Tirana sollën edhe hetues tjerë si Ilia Samara i cili bashkë me fletoret e autorit të mbajtura shënime në gjuhën gjermane.  Hetuesi nga Tirana bashkë me Myftarin zhvilluan bisedoj gjatë mbi gjuhën gjermane dhe profesorin Vangjeli i cili ia kishte mësuar këtë gjuhë, pastaj Tomas Manin, kartelen bibliotekare, takimet me Ziso Vangjelin, letërsinë e veriut, vizitat e autorit te Lidhja e Shkrimtarëve, Stefan Cvajgun etj. Pjesë po ashtu me vlerë janë edhe përjetimet e tij në birucën e Lezhës ku pati diskutime me një burrë në dhomën e tij të vogël në lidhje me tema si religjioni, kosovarët, masakra e shkurtit 1944 e kryer nga grupet e Xhafer Devës, Lidhja e Dytë e Prizrenit etj.
Autori na njofton se në këtë birucë filluan t’i shfaqen edhe probleme serioze shëndetësore të cilat nuk u trajtuan seriozisht nga autoritetet e burgut dhe hetuesisë. Pjesa e fundit e librit i përket gjykimit të autorit në Lezhë. Siç mësojmë nga përshkrimi që i bënë me përpikëri ngjarjeve, autori thekson së për të bërë lëndën edhe më të ngjeshur me dëshmi të rrejshme hetuesi ftoj në sallën e gjykimit kolegë të shkollës së tij me të cilët kishte punuar, pra nga hetuesia ishte vendosur që lënda për të sajohet me dëshmi të rrejshme dhe Esat Myftari të burgosej dosido.
Këtu u paraqitën shumë dëshmitarë ku shumica e tyre e tyre folën gjëra të paqena për autorin si psh sekretari i shkollës i cili theksoj se Myftari ishte i dëmshëm, brum i huaj etj. Kurse ndër të paktit njerëz që i përmend autori të cilët dolën në mbrojtje të tij ishin Pjetët Luli një arsimtar i cili me guxim kundërshtojë hetuesinë duke theksuar të vërtetën mbi veprimtarinë e personalitetit integral të Myftarit. Në vitin 1976, pas shumë ditëve diskutime me dëshmitar të ndryshëm më në fund u morr vendimi nga gjyqtarja e Tiranës, Flutura Tirana e cila e dënoi atë me 10 vite lirie dhe konfiskim.  
Fundi i gjyqit edhe pse ishte i padrejtë, jo njerëzor, megjithatë autorit nuk i lëvizi qerpikun për veprimtarinë dhe jetën e bërë në Shqipëri. Rëndësia e këtij libri është shumë dimensionale si dëshmi e gjallë e një njeriu që ka vepruar me ndërgjgje për gjetjen e mënyrave të zgjedhjes së çështjes së Kosovës për t’u larguar nga robërimi serb. Autori Myftari është ndër njerëzit e rallë kosovar  të burgosur që ka lënë një libër me vlera të mëdha në fushën letrare-historike. Pos tjerash autori me këtë libër ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e krijimeve letrare si një penë e hollë e rrallë, por edhe një kontribut të pa rezervë për historianët që t’i shohin edhe kujtimet si burime të frytshme dhe serioze mbi shkrimin e historisë bashkëkohore pa dallime ideologjike dhe me një objektivtetet shkencor.

  *Autori punon në Institutin e Historisë – Prishtinë

ObserverKult