
Kopshti më ka mësuar se malli është i keq
dhe e dëmton njeriun.
Ai nuk është modus vivendi natyral,
ai është pak a shumë sajesë
tregtare.
Ai është farsë qyqarllëku i halabakëve mendorë
dhe i atyre që tashmë janë shkatërruar seriozisht nga
problemet mendore dhe nuk mund të njihen më,
as tek vetja, as tek te tjerët, e lëre më në kopsht.
Kopshti më ka mësuar se malli obsesiv është
kurth, në të cilin kapërthehen njerëzit labil dhe
fodull që nuk mendojnë për të tjerët;
ata me justifikimin se ne jemi të ndryshëm,
dhe kërkojnë shpëtimin metafizik.
Si fakt, të bësh vepra të mira,
do të thotë, se edhe mendon mirë.
Nuk është e domosdoshme të jesh njeri i lig
nëse ndonjëherë ke bërë ndonjë gjë të keqe
dhe se mendja të shkon sall për mbrapshtë.
Pemët më kanë mësuar se ato nuk rriten drejt qiellit
nga malli dhe metafizika,
e lëre më nën ndikimin e Zotit.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe: