Koronavirusi i mori jetën, publikohet fotoja e fundit e Kujtim Prodanit nga spitali

Kantautori i njohur Kujtim Prodani, u nda dje nga jeta pasi ishte infektuar me Covid-19.

I afërmi i tij dhe këngëtari i njohur Voltan Prodani, ka shpërndarë një foto të momenteve të fundit të kantautorit nga ambientet e spitalit Covid 2.

“Foto e fundit nga i shtrenjti ynë. Këtë foto nuk do ta harrojë kurrë gjithë jetën. Fluturo o shpirt i lirë”, shkruan Voltan Prodani në mbishkrimin e fotos.