Korrupsioni në Akademinë e Sigurisë! Arrestohet pedagogu

Është arrestuar pedagogu i Akademisë së Sigurisë, Qetsor Gurra pas akuzave për korrupsion.

SPAK, ka vendosur masën e sigurisë për këtë person, por edhe për një tjetër person, duke dhënë detaje mbi këtë çështje.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë, bëhet e ditur se shtetasi me iniciale D. L. është arrestuar. Thuhet se ai ka ofruar/premtuar një vlerë monetare në shumën 4.000 euro për provimin në Akademinë e Sigurisë Tiranë.

Përpos tjerash aty thuhet se ai ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit. Ndërkohë, Qetsor Gurra dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm të punonjësve shtetërorë, për të favorizuar shtetasin D. L. në lidhje me provimin.

Ky provim është mbajtur për fitimin e gradës “Nënkomisar”. Provimi është zhvilluar në datën 27.10.2021 në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Masat e sigurisë ndaj këtyre dy personave janë zbatuar ditën e sotme./M.M-dritare.net

Lexo edhe: ZBULOHET ARSYEJA SE PSE KOMITETI QENDROR E ARRESTOI SHERIF MERDANIN PAS FESTIVALIT

Sherif Merdani kishte qenë gjithë kohës i përgjuar. Qasja e tij ndaj muzikës dhe publikut nuk po i pëlqente udhëheqjes.

“Memorie.al” publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së).

Aty ndodhet një relacion që i përket vitit 1973. Ai është i titulluar “Informacion mbi disa parulla armiqësore”. Sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Librazhdit, Marko Xega, informon Komitetin Qendror të PPSH-së lidhur me arrestimin e disa personave apo goditjen e disa “grupeve armiqësore” në rrethin e Librazhdit.

Përveç tjerash këtu përmendet me emër vetëm këngëtari i njohur Sherif Merdani, për të cilin në raport-informacionin në fjalë, midis të tjerash shkruhet:

“Ka pasur edhe raste që kanë thënë se na u qelb vetja duke dalë në…