Kosova e Izraeli do të prodhojnë filma së bashku – artistët cilësohen diplomatët më të mëdhenj

Në kuadër të PriFest-it, është mbajtur panel diskutimi me temën “Prezantimi i marrëveshjes së bashkëprodhimit Izrael-Kosovë”.

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, tha se është shumë i gëzuar për arritjen e kësaj marrëveshje dhe se sipas tij, kjo marrëveshje do t’u krijojë shumë mundësi producentëve dhe krijuesve të filmit.

“Jam shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes për filmin dhe besoj se kjo i jep vlerë më të madhe marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit”.

“Të gjithë prodhuesit e filmave dhe producentët duhet ta konsiderojnë këtë një mundësi të madhe. Mendoj që një numër i projekteve janë realizuar, e di që ka më shumë që duhet të vijnë, shumë reforma janë bërë gjatë dy viteve”, tha ai.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammar Ziv, tha se Kosova dhe Izraeli kanë shumë të përbashkëta, e sipas saj, ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm, transmeton EO.

“Së pari jam shumë e lumtur që jam këtu është eventi i parë për Kosovën edhe Izraelin që janë duke bashkëpunuar për filmin. Kemi 12 filma që po shfaqen këtu”.

“Ne besojmë në diplomacinë publike. Besoj shumë që të dyja shtetet së bashku mund të bëjmë për skenën e filmit. Ne ndajmë një kulturë të vjetër. Jam shumë optimiste se do të jetë një fillim i mirë i bashkëpunimit”, tha ajo.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, tha se Kosova është një vend i vogël, por që ka potencial të madh dhe se artistët janë diplomatët më të mëdhenj.

“Kjo marrëveshje është vetëm e para, do të ketë edhe shumë të tjera. Jemi të vogël por kemi potencial të madh”, tha ajo.

ObserverKult


Lexo edhe:

NISI FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I FILMIT “PRIFEST”, JA ÇKA NA PRET GJATË SHTATË DITËVE SA ZGJAT

Filmdashës të shumtë janë pritur me tapet të kuq para kinemasë “Armata” në Prishtinë. Gjatë shtatë ditëve do të shfaqen 21 filma. Këta filma do të kenë premierën e tyre kosovare

Edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest” është hapur mbrëmë me premierën e filmit kosovar “Toka brenda nesh”. Kjo me regji nga Fisnik Maxville.

Drejtori i festivalit “PriFest”, Fatos Berisha, tha se tradicionalisht kategoria kryesore është “Filmi ballkanik”. Këtë vit konkurrojnë pesë filma.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult