Kostas Uranis: Ju që shkuat nga jetëza ime…

grua

Ju vajza që ju pashë përbri trenit,
në çastin që po niste udhëtimin
ju zonja që në sy kishit ngadhnjimin,
buzagazin e lumtur, shkëndinë e momentit.

vajza, nga ballkonet tek shikonit
humbëtirën me vështrim të vithisur,
a në një anije që porsa është nisur,
duke tundur shami lamtumire tek shkonit:

ta dinit ju zonja me sa nostalgji,
në mbrëmjet e ftohta me lloh e nën shi,
ju bie ndër mend me mall, me trishtim,

ju zonja, që shkuat më pak se një orë,
nga jetëza ime – që mbani në dorë
në vende të largëta, o Zot, shpirtin tim!

Shqipëroi: Arqile Garo