Kostumet popullore në Elbasan, flasin artizanet: Nuk vlerësohet si dikur… (Video)

Edhe pse interesi për punimin e veshjeve dhe kostumeve popullore ka ardhur duke rënë, në Elbasan ka ende artizanë që po e mbajnë gjallë traditën.

Zhaneta Toma e ushtron këtë profesion prej disa vitesh. Dëshira dhe pasioni ju kultivuan nga e ëma.

“Kemi rreth 15 vite që punoj me këtë punë, me këtë zanat, edhe ka lindur pasioni. Dëshira e gjitha ka lindur nga mami. Shikoja mamin që punonte dhe ajo më shtynte që të vazhdoja edhe unë. Pastaj më pëlqente, e bëj me dëshirë me pasion”, theksoi ajo.

Veshjet që ajo prodhon kërkohen më shumë nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Ndërsa qytetarët në Elbasan, apo dhe qytete të ndryshme zakonisht i marrin me qera, kryesisht gjatë festave.

“Për shitjet e kostumeve po, shqiptarët që janë jashtë vendit. Ndërsa këtu i marrin me qera dhe i kthejnë prapë, aktivitete, dasma, Festat e Abetareve, 1 Qershorit”, u shpreh Toma.

Trashëgimia e këtij profesioni tek e bija, për Zhanetën është e vështirë. Jo nga ana profesionale, por sipas saj nuk vlerësohet, krahasuar me mundin që kërkon.

“Me gjithë shpirt do doja t’ia trashëgoja edhe fëmijëve, por të ardhurat që janë të pamjaftueshme nuk është se më shtyjnë shumë. Për të nxjerrë një kostum duhet shumë punë. E pas kësaj nuk e merr vlerën e gjithë ditës që do qëndrojë e lidhur në biznes”, theksoi ajo.

Por ndryshe mendon e ëma e Zhanetës, Trania, e cila e ushtron këtë profesion prej më shumë se 5 dekadash. Ajo dëshiron që mbesa e saj të çojë përpara pasionin e grave të familjes.

Treva e Elbasanit në Shqipërinë e Mesme numëron 37 lloje kostumesh popullore autentike, me mbi 10-të variante./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“TARANTARSIA”, FESTIVAL QË BASHKON POPUJ

“Është e vetmja gjuhë e huaj, e cituar në 8 vargje të ‘Komedisë Hyjnore” – kështu shprehet njëra nga protagonistet e klipit prezantues të “Tarantarsia”, festivalit muzikor e kulturor, që mbahet në jug të Italisë, mbi respektimin e të drejtave të njeriut.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult