Ajo ma prishi gjumin, zgjoi ëndrrat e mia… interpreton Kozma Dushi
Eja o shoku ynë,
të kemi pritur,
Ti ç’ke që rri mënjanë
kaq i mërzitur?
Ësht’ një vajzë
që e dua shumë;
E ku ka më bukur.
Por largohet
sa afrohem unë;
S’qenka vajz’ por flutur.
Sot prapë nga dora ime
s’e mori zambakun;
Lot me ty or djalo, se ta di merakun.
Ajo ma prishi gjumin,
zgjoi ëndrrat e mia;
Mos ju ndaj or djalo,
s’të lodh kjo dashuria.
Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe pema e dashurisë…
Të lulëzojë do një pranverë!
Ndaj, erdha përsëri,
ty të kërkova.
Kur dole në ballkon,
sa s’fluturova.
Me mua në një stol
erdhe u ule.
Unë të këndoja këngë,
ti mblidhje lule.
E çele buzën
si trëndafil.
Me synë e kaltër
shkrepe një yll.
-Mirë, -më thanë shokët,
ti qënke flutur,
ma bënë rininë
dhe më të bukur.
Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe pema e dashurisë…
Të lulëzojë do një pranverë!
ObserverKult
——————————-
LEXO EDHE: KOZMA DUSHI: TË SHKOJ DHE DUA, EDHE S’DUA… (TEKSTI DHE KËNGA)
Jetoj një ëndërr çmendurie
Tretem në gaz strukem në frikë
Të fluturoj mbi oqeane
Në arrati ndoshta, një ditë.
Të fluturoj unë pas një shprese
Se më ka humbur shpresa mua
Zgjomëni ju nga marrëzia
Të shkoj dhe dua, edhe s’dua.
Po ku ta lë nënën e thinjur
Një fjalë të mirë, një fjalë të hidhur
Të lë një këngë pa kënduar
E një dëshirë të paplotësuar.
Zgjomëni ju nga marrëzia
E mos më lini të largohem
Të më harrojë dashuria
E diku larg, vetë të harrohem.