Kozma Dushi: Eja, eja dhe më pranë… (teksti dhe kënga)

Det, o det
sa shumë ngjan me jetën tonë ti
Kaltëron
ti gjithmonë tek sytë e mi.

Larg në det unë hedh vështrimin
si pulëbardhë shfaqesh ti aty
Deti kaltëron dhe valët
na i hedh ne pas në sy

Po i thotë vala bregut
eja, eja dhe më pranë
Ja një përplasje e lehtë
sa mijëra fjalë.

Kur vjen vera buzë detit
me moshën e rininë
Më shumë i dhamë njëri-tjetrit
me djemtë dhe kaltërsinë
Mbrëmje e bukur ja po bie
ja djemtë radhë-radhë
Sonte ëmbël bie një kitarë
tutje bregu ledhaton një vale.

——————

Lexo edhe:

“Habit” Kozma Dushi: Ishin kohë të arta. Në burg- kush bëri gabime, pse nuk u dënova unë e Vaçe Zela

ObserverKult