Muharrem Qena (5 dhjetor 1930 – 25 shtator 2006) ka qenë shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar.
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare.
Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i mëse 200 shfaqjeve teatrale.
Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave.
Në vazhdim e gjeni tekstin e këngës së tij “A thu asht’ ma lehtë pa dhimbje”, që i ka mbijetuar kohës dhe edhe sot dëgjohet por edhe këndohet nga shumë këngëtarë:
A thu asht’ ma lehtë pa dhimbje,
A thu ma bukur pa lot,
A thu ti ke me u kthye,
Dhe prapë me qenë na të dy?
A thu më është fati i tillë,
A thu gjithmonë me vujtje,
A thu ti do t’më kthehesh,
Dhe prapë me qenë na të dy?
Çdo gjë kalon në jetë,
Atëherë dhe dielli kur të lindë,
Mbas diellit prapë shi do t’ketë,
Kshtu asht’ me të vërtetë.
Ndoshta të tillë e kam fatin,
Ndoshta gjithmonë me vujtje,
Ndoshta ti kurrë s’do t’më kthehesh,
Edhe kjo ngjan n’këtë jetë.
Çdo gjë kalon në jetë,
Atëherë dhe dielli kur të lindë,
Mbas diellit prap shi do t’ketë,
Kshtu asht’ me të vërtetë.
E përgatiti: A. S- ObserverKult
Lexo edhe:
MUHARREM QENA: LAMTUMIRË TI E BUKRA VASHË (TEKSTI DHE KËNGA)