Jetoj një ëndërr çmendurie
Tretem në gaz, strukem në frikë
Të fluturoj mbi oqeane
Në arrati ndoshta, një ditë.
Të fluturoj unë pas një shprese
Se më ka humbur shpresa mua
Zgjomëni ju nga marrëzia
Të shkoj dhe dua, edhe s’dua.
Po ku ta lë nënën e thinjur
Një fjalë të mirë, një fjalë të hidhur
Të lë një këngë pa kënduar
E një dëshirë pa plotësuar.
Zgjomëni ju nga marrëzia
E mos më lini të largohem
Të më harrojë dashuria
E diku larg, vetë të harrohem.
Po ku të iki, ku të shkoj
Një fjalë shqip ku ta kërkoj
Po ku ta gjej një mik një shok
Të më dëgjoje dhe kur flas kot.