Olta Boka: Zemrën e lamë peng (teksti dhe kënga)

Festivali: Festivali i 46-të në RTSH
Festivali: Eurovision (Albania)
Muzika: Adrian Hila
Teksti: Pandi Laço

Ora si zemër troket
Ora e çmendur rend
Akrepa nuk ka
Kohën vodhe ti
Nga jeta ime.

Bora e zërit tënd
Mbi zemrën time ra
Mbuloi
Strenë e fundit
Të dashurisë…
Dhe ndalen akrepat atje.

Ditë pas dite ne
Rrahje pas rrahje
Me kot kërkuam
Orë e përkryer
Një zemër jo kurrë s’mund të jetë

Nate pas nate ne
Rrahje pas rrahje
Ne të larguar
Por jo nuk mundem
Se zemrën të dy e lamë peng.

Nga po kjo këngëtare: Olta Boka: Kur mendoj që ty s’të kam (teksti dhe kënga)