Kozma Dushi: Më ka humbur shpresa mua… (teksti dhe kënga) 31/08/2020 • 11:02 Jetoj një ëndërr çmendurieTretem në gaz, strukem në frikëTë fluturoj mbi oqeaneNë arrati ndoshta, një ditë. Të fluturoj unë pas një shpreseSe më ka humbur shpresa muaZgjomëni ju nga marrëziaTë shkoj dhe dua, edhe s’dua. Po ku ta lë nënën e thinjurNjë fjalë të mirë, një fjalë të hidhurTë lë një këngë pa kënduarE një dëshirë pa plotësuar. Zgjomëni ju nga marrëziaE mos më lini të largohemTë më harrojë dashuriaE diku larg, vetë të harrohem. Po ku të iki, ku të shkojNjë fjalë shqip ku ta kërkojPo ku ta gjej një mik një shokTë më dëgjoje dhe kur flas kot.