Kreshnik Berisha: E ti shkon si lumi

Si lumi që rrjedh, qetë
Si bota jote s’ka.

E pse duhet me qenë gjithçka në rregull?
Jam te parqet e Kadaresë ku bien fletët
Edhe hiç mall s’kam
As s’kam me i djegë qentë 700 vjet.

Jo bebë, si rrjedha e lumit, qetë
Sikur ty, që s’të pres më
Se harrimi vjen si unë
E ti shkon si lumi.

Bukur ishte, apo?
Mirë atëherë, shko!