Përmbajtja e revistës “Studime filologjike” nr. 4, 1988, në Tiranë, jep pasqyrën e lëndës së kësaj të përkohshmeje jetëgjatë që jep pasqyrën turpit të establishmentit të studimeve filologjike në Shqipërinë e Enver Hoxhës, tri vjet mbas vdekjes së diktatorit.
Nga: Muhamet Hamiti
Në krye të herës, revista botoi artikullin e Androkli Kostallarit dhe të Jorgo Bulos me titull, ”Enver Hoxha dhe shkencat filologjike shqiptare”, ff. 3-18.
[Po te kjo revistë, “Studime filologjike”, nr. 2,1985, Androkli Kostallari kishte botuar në vitin kur kishte vdekur diktatori artikullin “Mësimet e shokut Enver Hoxha – baza e politikës gjuhësore të Partisë e të shtetit tonë socialist”].
Po te “Studime filologjike” nr. 4, 1988, gjen edhe artikuj si “Tiparet e gjuhës e të stilit në veprat e Enver Hoxhës” nga Xhevat Lloshi, “Mësimet e Enver Hoxhës – baza metodologjike për studimin e letërsisë së huaj” nga Muzafer Xhaxhiu, “Risimi i vazhdueshëm i letërsisë në dritën e mësimeve të Enver Hoxhës” [sic] nga Dalan Shapllo. Marrëzi si këto në shumicën e artikujve në këtë revistë. [Shihni foton]
Krimet e Enver Hoxhës dhe të regjimit të tij mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe, studimet e saj, kulturën shqiptare përgjithësisht, nuk janë dënuar ende. Nostalgjikët e Enverit ende e mburrin sistemin arsimor kombëtar të regjimit të diktatorit gjakatar.
ObserverKult
Lexo edhe: