Për të vrarë me çdo kusht një të arratisur për motive politike, komunistët nuk ndaleshin nga asgjë. Rasti e tregoi kur në fillim të vitit 1953 rrethuan një shtëpi në Veri për të vrarë Zef Nikollë Markun.
Për të arritur qëllimin, përdorën formën e djegies së shtëpisë. Nuk pyeten se në shtëpi kishte fëmijë. Dhe me krenari e tregonin se në shtëpi dogjën dhe një fëmijë të vogël, ndërsa nga ana e tyre nuk pati asnjë dëm.
Njoftimi i dhënë më datën 15.1.1953, kishte këtë përmbajtje:
“Më 10.1.1953, forcat tona në katundin e vjetër të rrethit Rrëshen vranë kriminelin Zef Nikollë Marku, i arratisur në vitin 1951. Në përpjekje u dogj shtëpia e Preng Llesh Ndrecës ku mbeti i vdekur dhe mbesa e tij në moshën 2 vjeçare. Nga ana jonë, asnjë dëm”.
Kjo e dhënë gjendet në komunikatën ditore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të regjimit komunist./kujto.al
ObserverKult
Lexo edhe:
TMERRET E KOMUNIZMIT: E ÇUAN TE TELAT DHE E EKZEKUTUAN; DUKE DHËNË SHPIRT, THA VETËM: PËRSE?
Nuk ma mban dot shpirti, moj nëna e Hysenit. Edhe pak më ka mbetur të rroj. Thashë të pastroj shpirtin. Më shfaqet përnatë Hyseni në ëndërr… “Përse?, më thotë, përse?”…por nuk e vrava unë.
Maksim Rakipaj tregon vrasjen në burg të një prej xhaxhallarëve të tij, Hysen Rakipajt. Të vërtetën, familja e mësoi nga një person i brendshëm i burgut të Tiranës. Ai tregoi se, ndryshe nga varianti zyrtar, nuk ishte një tentativë për arratisje, por një vrajse e urdhëruar.
Ata ishin 7 vëllezër. E nisën luftën me Ballin dhe e përfunduan si partizanë. Vetëm Njaziu që ishte zogist dhe që kishte kryer shkollën e lartë ushtarake në Modena, nuk pranoi të dilte partizan. Atë e arrestuan dhe e dënuan me 17 vjet burg politik. Por vëllai i tij, Hyseni, pati një fat shumë më tragjik. E arrestuan dhe pas ca kohe, pa e nxjerrë në gjyq, e vranë. Ai u ekzeketua në vitin 1956, në burgun e Tiranës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult