Nga Krist Maloki
Paralel me gjendjen dhe rjedhjet sociale qindron edhe literatura e jonë e shkatrueme. Pa një drejtim, pa një qellim të perbashkët – mbasi u shterp edhe lopa e patriotizmit – vjershor poetët e sotshëm ner gjithfar anësh të Shqipnisë e gjithfar vendesh të huej, sejcili në mendje të vetë, pa fije inspiracjonit e shije artistike. Disa madje, plot bindje ndaj genialitetit i vet mohojn edhe ligjet ma primitive të gjuhës amtare – e kur e do nevoja – edhe gjuhën e vet dhe prodhojn, në një palodhje të çuditshme, një vjershë mbas tjetres, thutë se “qesim” e moren poeziën. Por (vetem “entre mous!) lumtësisht ato kreatyra – pos ne mendjen e prodhuesit – nuk jan veç se dukje efemere, per me kaluë mandej një jetë fort të meritushme – (denn alle Schuld racht sich auf Erden! – Goethe.) – andej Lethe-s. e dijtun se veç shpirti i shkardhuem i lëpushkave (=pseudofletoreve) shqiptare asht shum herë shkaku dhe plehu i duhun, ku mund të rriten e të florojn ato këpurdha boviste (vulgo: fend-dose!). Levdata (si pat shkrue nje herë një fletore në një nekrologjië per nji toger): “… i ndyeri ishte poet. Tër letrat që i a dergonte miqve i shkruante nër vjersha…” nuk asht me e agzagjeruemja që gjindet ner pseudo-kritikat e pseudo-pseudo-sissimi-gazetarve shqiptar…
Por s’jan vetem këta – shum herë bakaj prej zanatit dhe shpirtit! – qe bahen promotora e advokata të pazotsiës poetike. Njerz me shkolla etj… na të gjith / na të “kulturuemt” sidomos – në një devotizëm e bizantinizëm kundra shoqishojt, nuk patëm kurajen deri sot me i thanë mikut a shokut të verteten, deri sa genjshtat e zakonshme dhe perkëdheljet e prinjta na u bane mish-e-gja k dhe ves i turpnueshem. – Na thomi: “Teper bukur!… Xhanëm mir boll, shka do më teper!… S’ka më mir per ne!… Mjafton per ne, Shqiptart! etj.etj.” E këto jan genjeshtrat me të cilat tolerojm çdo sakrilegj poetik e gjuhësor.
Çë do me thanë: mjafton per ne Shqiptart? “Heu bre burrat e dheut qysh kur u banme kaq të urt e modest? Të gjith virtytet mund t’i ket Shqiptari, por një s’e ka: virtytin e mjaftsiës (Genuegsamkeit). Madje as fjalë nuk kemi na per at virtyt e kondendohemi me fjalë rethshkruese. Shpirti i Shqiptarit nuk njef mjaftësië! Kënaqsia me një gjendje dhe një qenje gjysmake nuk asht e mundëshme per Shqiptarin e vertet. Në burrnië të vetë aj kapet deri në heroizëm, në shpirtin e tij kundron e gërmon pa pushim e kerkon me i zblue fellsiënat e mshefsiënat e kësaj jete – një flozof par excelence. Ne dashtnië të tijë per vend e pë shtëpië e dergjet e i shpërthen zemra prej malli (çë fjalë!) – e n’anmiqsië e ne hasmië e ven jetën në rrezik e bahet theror i gja kut të vet. E kështu nër të gjitha dukjet shpirtnore të tija. Kah kulmi i qiellit e kah fundi i ferrit drejtohet zemra e Shqiptarit te vertet. E këjo pamjaftësi asht dhe fuqia, asht shpirti i tij, një shtypje faustike që nuk njef ligjë filistroze. Si mund të kuptoheshin ndryshe sa e sa njerz të mëdhaj që qiti Shqipnia (apo gja ku shqiptar) e që u banë drita e mrtja e popujve të ndryshëm: drejtuë e rregullue mirë, parprijë prej idealizmit, këjo ndjesië aq profunde mund të krijoj një “Hellas” të dytë në Shqipniën e ardhshme…
Na Shqiptart e gjyteteve, me gja k të kalbun ner remba dhe të rëmbyem prej interesit (një fjalë që s’gjen shtroje në fjalorin shqiptar – të Shqiptarëve te vertet!), gjoja kondendohemi me pak e në degenerimin t’on shesim ndiësiëna qe s’i kemi e flasim e predikojm një mjaftësie – dhe aty ku s’ka vend. E kështu Trtuffe-ria e jonë perban nga një mungesë, nga një nevojë, nga pazotësia e jonë (t’a thomi një herë!) një virtyt të paqenun – per me i hapun shteg kësodore proletariatit (idiotizmit) literar… Ner kësi konditash qindron sot poezia dhe asht formue lityeratura qysh se duel Shqipnia më vehte. S’asht çudië që në barazim me veprat e sotëshme literare, naltësohen e ngrehen deri në qiell disa vepra e poetë të hershëm, të cilët relativisht me literaturen evropjae nuk kalojn as shkallt ma t’ulta. E ditun se në kët pikëpamje nuk mun e marrim peziën arbreshe t’Italiës, veprat e së cioës nga shum shkaqe sot per sot i largohen verejtjes s’onë. Por na p flasim per Shqiptaret e këndejshëm e këtu mund të thomi, se “Shqipnia” Omir-a ka, e ka Moliere-a e Schiller-a etj… por jo poetë, e ka shkrivana, por jo shkrimtarë.
Les vers et les galants ecrits
Ne sont pas de cette province,
E dans les lieux ou tout est prince
Il est tres-peu de beaux esprit. (Voltaire, Lettres…)
Por të ndalemi pak, se ndoshta nuk kuptojm shka do me thanë “poet” e flasim n’erë shoqmeshoq, tuj thanë një send per një tjeter! Në një banquet në Gjirokastër bj. fj. pat thanë z. V. Kotta: “…Poet, Zotrinjë, po t’a marrim siç duhet, sub specie aeternitatis, nuk do të thot të nxersh me qindra vjersha, të cilat nuk puthen as pak me poezi. Ka shpallur një të vertetë të madhe ai kritikan që paska thënë se vjeshëtor mund të quhet dhe ai qe ka bërë vetem një vjershë. Arrin vetëm një faqe që t’a pavdeksojë.” (Dielli, 17. V. 1923.). – Respektoj ket dedukcijon per pikëpamje aq të kthielltë, me gjith që per mue – çalon! Asht e vërtetë që ka poetë të medhaj e poetë të vogël, por një faqe e vtme a një vjershë të mjaftoj per atributin “poet”? Ma se fundi çdo njeri inteligent, po s’kje fare i humbun, ka në jeten e vetë, pak së pakut një një herë, një çast permallngjimit poetik, kur zemra plot gëzim a plot vaj i reh në një mënyrë të mbinatyrshme. Ai moment inspiracjoni e kontemplacjoni aq i flakët mund të mishnohet shum herë në formë të vjershe a një flete poetike, po ky materjalizacjon mund të jetë poezi e vërtetë e lartë, ose asht rjedhja e një gjendje të vetme e jo e një qenje, një jete. Se prej poetit kerkojm një varg poeziënash të vërteta, tingëllime percjellse të një zemre, kangime të një-jete poetike. Një vjershë a dy bajn poetin, sa s’e ban nje lule prandveren. Vetem atëherë, kur fillon me gufue e me shperthye lulzimi e me vlue natyra peranë, atëherë, po, atëherë fillonë e ndihet prandvera…
Me kaq e pash me udhë e të nevojshme per t’u endë ner këta mendime, perpara se te merrem me liteatuen vet veçanerisht. Por tash: in medias res!
*Titulli i origjinalit: “Literatura shqiptare”
*Shkëputur nga libri “REFLEKSIONE -Kritikë (letrare), analiza dhe mendime”, Krist Maloki, FAIK KONICA, Prishtinë 2005
Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe: