Kryeministri i Kosovës ngushëllon familjen Mulliqi: Artisti nuk shuhet, sepse vepra e tij jeton…

Luan Mulliqi

Skulptori i njohur Luan Mulliqi u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare.

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se Luani ka ndërruar jetë, por ai si artist nuk do të shuhet kurrë sepse veprat e tij do të jetojnë.

“Shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, iu kishte ngulitur aq thellë në mendje një skulpturë e Nënës Terezë sa edhe pati shkruar: ‘Nënë Tereza e Mulliqit ka një metaforë të rrallë që duke shpërthyer nga toka dëshmon për vërtetësinë e shenjtores sonë’”, ka shkruar Kurti.

Kurti për vdekjen e artistit Mulliqi u ka shprehur ngushëllime gjithë familjes, miqve e gjithë atyre që e kanë njohur.

“Pafund janë vendet në të cilat ka ekspozuar e ku veprat e tij janë të koleksionuara, njësoj sikur pafund janë punët që la pas. Një artist me shije të hollë e me dije të gjerë nga sot nuk është më në mesin tonë. Mungesën do t’ia ndjejmë përherë më shumë, por, Luanin do ta shohim në qytet nëpërmjet punës së tij. Artisti nuk shuhet, sepse vepra e tij jeton. Ngushëllime familjes, miqëve, kolegëve e studentëve të tij! Ngushëllime të gjithë neve!”, ka shkruar Kurti. /ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA SKULPTORI I NJOHUR, LUAN MULLIQI

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur skulptori Luan Mulliqi që shërbente edhe si anëtarë korrespodent dhe sekretar shkencor i Akademisë.

Sipas njoftimit të ASHAK-ut, mbledhja komemorative do të mbahet sot në orën 11:00, kurse nga ora 11:30 do të fillojnë homazhet.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


RIZA BRAHOLLI: NJË PREJ “LIRIKAVE TË MËKATIT”

Një prej “Lirikave të mëkatit”, poezi nga Riza Braholli

Bëra ç’bëra atij moti…

Gjiri i saj i ri është si vera e re
që çan butet e vjetra… (Psalm)


Ç’ditë qe e ç’orë e ç’fat
që vithisa në mëkat?
Një mëngjes me dritë të finjtë
rashë te kroi, te mullinjtë,
pashë një çupë, lante gjinjtë.

S’di si sytë aty më vanë;
bëj t’i heq, të shkoj mënjanë
por më dehu siç deh vera
që shpërthen kadet e vjetra.
Aq të butë dhe me kthetra!?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult