Kthehu pas të lutem, e mira ime…

kthehu pas poezi nga mihallaq qilleri

Kthehu pas, poezi nga Mihallaq Qilleri

Kthehu pas të lutem,
Diellin tek perëndon nuk e mbërrin dot.
Kthehu pas të lutem, as zjarrin e tij të rremë,
Nuk e gjen më në natën e thellë.

Kthehu pas të lutem, u lodha duke ndjekur
Hijen e sëmurë të së vërtetës,
Errësirën prej drite të çmendurisë,
Që as unë nuk e arrita kurrë.
Kthehu pas, e mira ime, mos kujto se vdiqa,
Në betejën e drejtësisë!

Kthehu dhe zgjatëm buzët me të pupurtën e diellit,
Që më grabite në hijen e ikjes…

ObserverKult

Lexo edhe:


ALDA MERINI: E DASHUR, FLUTURO TEK UNË

kthehu Alda Merini - të kujtoj

E dashur,
fluturo tek unë
me aeroplanin prej letre
të fantazisë sime,
me mprehtësinë e ndjenjave të tua.
Do të shohësh si lulëzojnë toka dhe magjia
e unë do të jem kurora e pemës më të lartë
për të të dhënë fresk dhe mbrojtje.
Bëj me krahët e tu
dy krahë engjëlli
e sillmë edhe mua ngapak qetësi
dhe lodrën e grumi.
Por para se të thuash diçka
shihe orën në lulëzim
të shpirtit tim.
Përkëdhelmë, e dashur
por si dielli
që prek ballin e ëmbël të hënës.

Përktheu: Aqif Hysa

ObserverKult

DUHET TË VIJË DIKUSH T’I MËSOJË BURRAT S’I PRISHEN URAT… POEZI NGA SOKRAT HABILAJ

TE premtova kthehu sokrat habilaj

Sa kohë ndodhë që dashuritë e mëdha,
Të gjithë burrat shpesh i lexojnë keq.
Sa kohë që ju shfaqet e plotë në krah,
Nisin ta ndajnë në grimca, veç e veç.

Sa kohë që me kaçurrelat e një tjetre,
A dhe me ca sy pa lidhje, bëjnë flirt.
Sa kohë s’i mendojnë te një e vetme,
Burrat s’dinë t’i lexojnë as tradhtitë

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult