Tenori Ramë Lahaj, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka njoftuar për publikimin e një kënge të re. Është fjala për këngën “Kthehu rini”, kënduar më parë nga Sinan Vllasaliu, që vjen e riokestruar nga Florent Boshnjaku.
Postimi i plotë:
Meqë më keni kërkuar pafundësisht të këndoj në shqip, ja ku e keni këngën me të cilën jam rrit t’u e pa në sytë e Nanës e t’u e ndje thellë në zemrën e saj se si e plakte para kohe mungesa e gjysmës së shpirtit të saj, të cilët jetonin në mërgatë.
Një herë, na vrau regjimi, pastaj mërgimi, e sot po na mbytë politika e keqe për të cilën jemi vet fajtorë për përzgjedhjet që bëjmë. Politikën e keqe nuk duhet kurrë ta marrim si pretekst për të imigruar.
Nuk mund të ikim gjithmonë! E kemi për detyrë të qëndrojmë këtu për shumë arsyeje. Për gjakun e dëshmorëve, për rrenën që na e bëjnë sot, duke na thënë: ‘BAC U KRY!’. Jo! S’është kry BAC! Po t’rrejnë ty e neve. E kemi për detyrë dhe obligim edhe për gjeneratat që vijnë të kontribuojmë për një Kosovë që duam të gjithë. Andaj mos ik!
Të bashkojmë forcat kudo që jemi në atdhe e mërgatë për tokën që e lamë me gjak.
Boll ma me politikanë që bëjnë jetë milionerësh, e pas lanë një popull në skamje.
Të duam Kosovë, të duam mërgatë! Ti je zemra e madhe e Kosovës tonë të vogël!
Faleminderit Naim Krasniqit për këtë super-këngë! Florent Boshnjakut për ri-orkestrim dhe mikut tim Artan Korenica për videon.
I juaji përgjithmonë
Rame S. Lahaj
ObserverKult