Ku dhe kur u realizua puthja e parë në filmat shqiptarë?

Filmi TANA - puthja e parë në filmat shqiptarë

Filmi “Tana”, i cili u prodhua nga Kinostudio Shqipëria në vitin 1958, njihet si filmi i parë artistik i metrazhit të gjatë shqiptarë. Premiera e filmit është dhënë më 17 gusht të vitit 1958.

Ky film për regjisor kishte Kristaq Dhamo, skenari është punuar nga Kristaq Dhamo, Fatmir Gjata dhe Nasho Jorgaqi, ndërsa muzika nga Çesk Zadeja.

Filmi ka për temë jetën shoqërore të fshatit dhe është me skenar të Fatmir Gjatës. Skenari është i mbështetur në novelën e tij me të njëjtin titull. Ngjarjet zhvillohen në vitet ‘50. Në qendër të filmit është Tana një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit…këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë.

Në këtë film luajnë aktorët: Tinka Kurti, Naim Frashëri, Stefani, Pjetër Gjoka, Kadri Roshi, Dhosi, Andon Pano, Thimi Filipi, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Nikolla Panajoti, Melpomeni Çobani, Mihal Stefa, Vani Trako, Lazër Filipi, Pandi Raidhi, Lazër Vlashi. 

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

NIS RESTAURIMI I FILMIT TË PARË SHQIPTAR “TANA”

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka bërë me dije pak ditë më parë se ka filluar procesi i restaurimit të filmit të parë shqiptar ”TANA”.

Ky produksion kinematografik është realizuar në vitin 1958 dhe premierën e tij e ka patur po atë vit më datën 17 gusht. Skenari i këtij filmi mbanë autorësinë e Kristaq Dhamo dhe Nasho Jorgaqi. Rolin e protagonistes në këtë film e ka interpretuar aktorja Tinka Kurti.

Ky restaurim mundësohet nga i Ministria së Kulturës e Shqipërisë me laboratorët Cinegrell, Zyrih dhe PostFactory, Berlin.

Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptar ka nisur para disa viteve. Në këtë kohë janë realizuar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si  “Mimoza Llastica”, “Përrallë nga e Kaluara”, “Nëntori i Dytë”, “Skëndërbeu” etj.

Këto produksione po kalojnë në një proces të mirëfilltë dixhitalizimi si në video ashtu edhe në audio. Dixhitalizimi i tyre po realizohet, për të qenë një pasuri e veçantë në fondin e kinematografisë shqiptare.

Ky proces pritet gjithashtu të vijojë edhe me restaurimin e të tjerë tituj filmash në të ardhmen./ATSH