Një ndër dëshmitë më rrëqethëse është ajo e atë Zef Pllumit në librin “Rrno vetëm për me tregue” kur tregon për dorëzimin që ai i bëri një prej pasurive më të mëdha të Kuvendit Françeskan të G’juhadolit, dorëshkrimet me studimet e at’ Shtjefën Gjeçovit.
Pasi atë Pal Dodaj, arkivisti i fundit i Kuvendit, ishte marrë në pyetje duke u tortururar, Dul Rrjodhi e merr dhe e dërgon para atë Zef Pllumit. Duke parë atë Pal Dodën, atë Zef Pllumi detyrohet t’i tregojë vendin ku ishin ditarët e atë Palit e në të njëjtën arkë me to edhe ditaret e me shënimet e atë Gjeçovit. Çfarë ndodhi me to?
I hapa arkat dhe i thashë:
– Qe ditarët e padër Palit.
– Po këto tjerat ç’janë? [pyeti Dul Rrjodhi]
– Dorëshkrime të padër Shtjefën Gjeçovit, – i thashë unë.
– Kush ishte ky maskara?
– Shka thue ashtu?! Ky asht shkenctar me famë botnore: Ky që ka mbledhë Kanunin e Lekë Dukagjinit.
– Kanunin e Lekë Dukagjinit? Po, e kam edhe unë atë libër plot me marrina malsorësh. Ku asht ky tash? Ku gjindet?
– Po këtë e kanë vra serbët në Zym.
– Mirë ia paskan ba! Duhen qirue hesapet…
Tashti, – tha Duli, – mbylli mirë arkat, m’i jep këtu çilsat e bravave; ky këtu dhe ky këtu! – tha, ndërsa ata i vuni në vende të ndryshme në tubën e çilsave, që mos të guxonte kush me i prekë.
Qysh nga ajo kohë nuk ka më asnjë dëshmi se ku kanë përfunduar këto dorëshkrime të cilat, në vetvete, janë një pasuri e paçmueshme e kulturës, historisë, etnografisë, arkeologjisë dhe folklorit shqiptar./konica.al
ObserverKult
——————————————————
Lexo edhe:
EDI SHUKRIU: ARKEOLOGJIA DHE TRASHËGIMIA KULTURORE: AT SHJEFËN GJEÇOVI
At Shtjefën Konstantin Gjeçovi-Kryeziu, si emër dhe studiues poliedrik, është mjaft i njohur për shqiptarët, por vepra e tij është bërë objekt studimi edhe nga hulumtues të huaj. Duke qenë shërbyes i kishës katolike dhe në shërbim nëpër troje të ndryshme…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU