Anna Stella Poli: Ku shkon dashuria e mbetur?
Kurrë nuk e kam kuptuar
ku shkon dashuria që s’përdorim.
Do të doja,
si një shtëpiake e mirë,
t’i përdorja tepricat për qofte,
të plehëroja bimët.
T’i ngjeshja si brumë,
t’i shisja në tregun e dorës së dytë,
t’i fashitja,
t’ua jepja maces, pulave.
Të mendosh se përfundon kështu, në asgjë, nuk e di,
më fut të ftohtin brenda meje.
Nëse s’mund të hedhësh bukën,
merre me mend dashurinë.
Ujdisi shqip: Rielna Paja
ObserverKult
Kliko edhe:
CHARLES BUKOWSKI: KËSHTU PRA, DASHKE TË BËHESH SHKRIMTAR?
Nëse nuk buron prej teje, pavarësisht gjithçkaje,
mos e bëj.
Aq më pak, nëse s’ del pa marrë leje jashtë zemrës sate,
mendjes sate,
gojës sate,
rropullive të tua,
mos e bëj.
Nëse duhet të rrish ulur
me orë të tëra
me sytë ngulur në ekranin e kompjuterit,
apo përkulur mbi makinën tënde të shkrimit
duke kërkuar fjalë…
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult
Lexo edhe:
UNË BËJ DASHURI VETËM ME NJË BURRË QË…
Nga: Letizia Cherubino
Nuk e di nëse kjo vlen për të gjitha gratë, por unë ia dal të bëj dashuri vetëm me një burrë që më eksiton trurin.
Para së gjithash, duhet të ndjej dëshirën për ta dëgjuar teksa flet. Zëri i tij është i rëndësishëm.
Duhet të më shkruajë dhe të më thotë diçka të vetën, jo shprehje të marra lart e poshtë, rastësisht. Duhet të jetë pak poet dhe pak djall.
Lexoje të plotë duke klikuar KETU
ObserverKult