Nga Albert Vataj
Kur ishim të vegjël, dhe kishim diçka të mirë për të ngrënë, më kujtohet bukë me një lloj gjalpi të karamelizuar, e ndjera nëna ime, nuk ka linte të dilnim jashtë të hanim, siç bënim zakonisht te shkallët e pallatit apo te hyrja.
Jo se ishim fatlumë që kishim shpesh herë këtë mundësi, por kurrë ajo nuk na lejoi, ndoshta edhe të shisnim mend, se ne ishim duke ngrënë atë që shokët dhe shoqet tona nuk kishin.
Ne e bënim shpeshherë, por kurrë nuk na u lejua ky privilegj nga nëna, e cila thoshte me dëshpërim:
– E ju pastë nëna, shokët tuaj do ju shohin dhe do të shkojnë te prindërit e tyre të kërkojnë të njëjtën gjë, pa mundur dot ta kenë.
Ajo që na dallonte nga shokët e shkallës jo se ishte ndonjë gjë kushedi se çfarë, por ishte ndryshe dhe pikërisht kjo gjë ndryshe lëndonte ata përmes pamundësisë, sipas nënës (sot edhe sipas meje).
Megjithatë, ende e kam dilemë nëse, nëna kishte hallin se plasnim sy e zemra e shokëve, apo kishte frikë se mbesnim pa ngrënë ne, sepse kafshatë nga një kafshatë që ne do ta ndanim me shokët, mbeteshin pak kafshatë për të ngrënë për vete.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBERT VATAJ: PUTHJA QI M’BANI ME FAJ
Poezi nga Adrienne Rich
E di që je duke lexuar këtë poezi,
vonë, para se të largohesh nga zyra, nën të vetmen llambë të verdhë
dhe dritaren që nxin
në lodhjen e një ndërtese kredhur në qetësi,
kur ora e pikut ka kohë që ka kaluar.
E di që po e lexon këtë poezi në këmbë, në një librari larg oqeanit,
në një ditë gri,
kur fill nis pranvera,
e cefla të lehta vërtitenndër hapësirat e pamata të lirishtave përreth.
E di që po e lexon këtë poezi
në një dhomë ku ndodhën
shumë më tepër ngjarje se ç’mund të mbash mbi shpinë,
ku pirgje çarçafësh lëshohen plogësht në shtrat,
dhe valixhja e hapur flet për arratinë,
por tashmë vonë për t’ia mbathur.
E di që po e lexon këtë poezi,
teksa metroja ngadalëson
vrapin,
para se të të lëshojë shkallëve drejt një dashurie të re që kurrë s’ta dhuroi jeta.
E di që po e lexon këtë poezi nën dritën e televizorit,
ku tronditshëm rrjedhin pamje të pazëshme,
ndërsa ti pret lajmet e fundit për “Intifadën”.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult