Poezi nga Kujtim Morina
E dashur,
Më lër të ëndërroj të paktën,
Të fluturoj i lirë,
Edhe pse e di se krahët s’më mbajnë
Dhe zemra s’ndihet aq mirë.
Më lër të ëndërroj e dashur
Nga xhelozia mund ta mbysësh krijesën tënde,
Duke e shtrydhur fort se mos të ikën,
duke e shtrënguar mos ta marrin të tjerët.
Më lër të ëndërroj, e dashur,
Se asgjë nuk bëj, e di,
Atëhere kur je i lirë është sfida më e madhe,
S’di ç’të bësh me lirinë.
Atëhere do të të dua më shumë si në një det të hapur,
Kur shkojmë të dy krah për krah,
Të tjerët afrohen dhe largohen,
Unë të kam ty, që nuk ma zë pamjen por ngrohtë më mban.
ObserverKult
Lexo edhe:
REKOMANDIME LEXIMI NGA KUJTIM MORINA
Në kuadër të rubrikës Rekomandime leximi, ObserverKult kësaj radhe ka mysafir shkrimtarin Kujtim Morina.
Ja cilat janë tri librat që Morina u sugjeron të pasionuarve pas leximit.
Nga: Kujtim Morina
“Dita e Mbetur“ nga Kazuo Ishiguro, me përkthim të Parid Teferiçit
Sipas enciklopedisë Britannica, Kazuo Ishiguro, “është një shkrimtar britaniko-japonez apo më saktë shkrimtar britanik, i lindur në Japoni dhe i transferuar me familjen e tij në Angli që në moshën 6-vjeçare.
Është i njohur për rrëfimet e tij lirike të keqardhjes të përziera me një optimizëm të hollë.” Në vitin 2017, ky shkrimtar fitoi çmimin Nobel për letërsi për veprat e tij me motivacionin se “zbulon humnerën nën të kuptuarit tonë iluziv të lidhjes me botën”.
Kazuo Ishiguro për mendimin tim është rasti i një shkrimtari apo njeriu që tregon se ai formohet nga mjedisi ku jeton, në këtë rast anglez sepse vetëm mjedis japonez nuk gjen në veprat e tij.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult