“Dashuria na mban gjallë”, këngë e paharruar nga të ndjerit, Anita Take dhe Kujtim Prodani

I biri i kompozitorit Agim Prodani dhe i këngëtares Anita Take, Kujtim Prodani njihet si një prej kantautorëve më të sukseshëm të muzikës së lehtë shqipe.

I njohur për vokalin dhe muzikën e tij, Kujtim Prodani ka lënë pas mbi 50 tekste dhe projekte të suksesshme muzikore.

Në një intervistë pak para se të ndahej nga jeta, ai kishte thënë:

“Kantoja, interpretimi ka lindur fare spontanisht, në periudhën e refugjatizimit austriak do ta quaja unë, thjesht nga halli, nga nevoja sepse unë punoja në një hotel, në një pianobar dhe nuk mjaftonte fakti, që t’i luan mirë apo keq në piano dhe kompozon muzikë. Çështja është që publiku duhej argëtuar dhe argëtimi vjen kryesisht nëpërmjet vokalit”

Në karrierën e tij muzikore prej 25 vitesh, mori pjesë në Festivalin e Këngës së Radiotelevizionit Shqiptar, Festivalin Kënga Magjike, në TopFest si dhe te Këngët e Shekullit.

Shumë prej këngëve, ai i realizoi në duet me nënën e tij, këngëtaren Anita Take, siç është edhe “Kënga dhe dashuria”, tekstin e së cilës po ju sjellim në vazhdim:

Kujtim Prodani

Jam e re e s’thinjëm kurrë
po u thinja mos tregoni
po ju thanë që jam sëmurë
miq të dashur mos besoni

Miq të viteve të mija
mos besoni këtë përrallë
dashuria dashuria
edhe kënga më mban gjallë

Unë e di se ç’kërkon jeta
unë e di nga jeta ç’dua
jeta pasuri s’kërkon
zemërgjërë veç për mua

më buzëqesh në shpirt rinia
ndaj këndoj me kaq dëshirë
se veç kënga e dashuria
i bëjnë njerëzit më të mirë

Jam i ri e s’thinjëm kurrë
po u thinja mos tregoni
po ju thanë që jam sëmurë
miq të dashur mos besoni

Miq të viteve të mija
mos besoni këtë përrallë
dashuria dashuria
edhe kënga më mban gjallë

Unë e di se ç’kërkon jeta
unë e di nga jeta ç’dua
jeta pasuri s’kërkon
zemërgjërë veç për mua

më buzëqesh në shpirt rinia
ndaj këndoj me kaq dëshirë
se veç kënga e dashuria
i bëjnë njerëzit më të mirë .

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

Përgatiti: ObserverKult

————–

Lexo edhe:


SABRI HAMITI: PSE DUHET TË FSHEHET DASHURIA?