Kujtim Shala: Zot e rob te kamba jote…

Kujtim M. Shala

Tash kam me të dashtë egër
pa andrrue
me të prekë plot dimën
me vdekë të bardhë

Në tokën e shkretë me ta zgjatë dorën
lumë të andrruem gjatë

Kam me të dashtë plot zi
pa andrra
sot

Pa të trillue
me ta zanë flokun në grusht
me e mbyllë bukurinë e dritën

Zot e rob te kamba jote

Me të dashtë egër
plot zi
stuhi që mban gjallë
ujë që përmbyt
dorë që përmbys kohën
randë

Zot e rob te kamba jote
plot dashuní
stuhi e gjallë.

ObserverKult

———————

Lexo edhe:


EDHE TASH, KUR NUK E KAM PRANË LURANIN VAZHDIMISHT “FLAS” ME TË…