Kulla e Babel-it
Kulla e parë në botë, është ajo, Kulla e Babel-it. Njerëzimi e kishte ndërtuar atë për ta arritur qiellin. Në librin e Zanafillës shkruan kështu: Njerëzit donin ta mbërrinin qiellin. Kështu, vendosën ta ndërtonin një Kullë, përmes së cilës të arrinin lartë. Mirëpo, Perëndia duke e parë këtë gjest jo të mirë të tyre, vendosi të shkatërroi atë (Kullën). Kjo ndikoi që njerëzit të shpërndaheshin kudo në botë, dhe të krijonin gjuhë dhe zakone të reja.
Rilindja letrare dhe imagjinata e Francesko Petrarkës
Pas epokës së errët mesjetare, filloi Rilindja. Njerëzit filluan të flasin, të besojnë dhe mendojnë lirshëm. Çdo gjë kishte marrë frymëzim dhe kishte lulëzuar, sic kishte lulëzuar Arti edhe Letërsia. Francesko Petrarka – Rilindas Italian. Shkroi veprën e tij me titull: Në të gjallë të zonjës Laura dhe në të vdekur të zonjës Laura. Përmes kësaj vepre, autori shprehu dashurinë për vajzën e ëndërrave të tij – Laura, e cila nuk egzistoi asnjëherë.
Udha e Kryqit – Via Dolorosa
Në shkrimin e shenjtë Biblik, Udha e Kryqit është një tregues i qartë besimi. Kjo na tregon udhën nëpër të cilën kishte ecur (me kryq në krahë) dhe është ndalur Jezusi, derisa u kryqëzua. Sipas mësimeve Biblike, besimtarët duhet të ndjekin udhën e Kryqit, si kishte bërë (vuajtur) Jezusi. Duke ndjekur udhën e tij (Ne kujtojmë vuajtjet dhe mundimet nëpër tëcilat kaloi Jezusi deri në ringjallje), afrohemi më shumë tek Zoti, përmes lutjeve. Ndryshe, ky rit organizohet cdo vit në të premten e madhe, sipas kalendarit katolik.
Hieroglifet – Karakteristikat, Komunikimi hyjnor dhe njerëzor
Hieroglifet janë shkrimet e shenjta egjiptiane. Këto shkrime janë ushqim shpirtëror dhe kulturor i Egjiptit. Karakteristikë e këtyre shkrimeve është se shkruheshin nga 3 persona. Personi i 1 shkruante nga e djathta në të majtë, Personi i dytë shkruante nga e majta në të djathtë shkrimet. Ndërsa personi i tretë luante rolin e mbikëqyrësit në punën e dy personave të parë. Ndryshe, akoma ka dyshime dhe hulumtimeve rreth deshifrimit të tyre.
TENZOT – raporti hyjnor dhe njerëzor
Religjionet Poli/monoteiste tregojnë ndikimin e hyjnores tek njerëzit. Këta të fundit në forma të ndryshme iu janëlutur fuqive mbinatyore. Sidomos në Krishtërim (Gjegjësisht në Kishën Katolike) fjalatenzot ka gjetur një përdorim të gjerë. Në literaturën biblike kjo fjalë tregon dashurinë dhe besimin që kemi ndaj Zotit.
Veshja e priftërinjëve
Petku i bardhë që mbajnë priftërinjët gjatë kohës së lutjeve apo ceremonive fetare, tregon hirësinë dhe ndërmjetësimin e tyre mes Zotit dhe besimtarëve. Ndryshe ky petk i bardhë njihet me emrin Alba. Poashtu, shiriti i bardhë që është nën këmishë tregon dashurinë, besnikërinë dhe adhurimin që klerikët fetarë kanë ndaj zotit.
Liritë dhe të drejtat e njeriut në Egjiptin e Lashtë
Në Egjiptin e lashtë, rol të rëndësishëm luante edhe barazia gjinore. Qysh atëherë, meshkujt dhe femrat kanë patur të drejta të barabarta. Të drejtat pronësore ishin primare atje. Femrat kishin të drejtën e prnoës, të shisnin ato, të blenin toka të ndryshme. E gjithë kjo tregon rolin dhe ndikimin e femrës në vendim-marrje si dhe të drejtën e trashëgimisë.
Saadiu – autori i veprave më me ndikim në botë
Një rol të rëndësishëm në fushën e letërsisë ka dhënë edhe autori pers Saadiu. Ai shkroi dy veprat e tij të famshme, Bostani dhe Gjylistani. Në veprën e parë ai shkroi fragmente nga jeta kulturore, mblodhi fakte të ndryshme që i dhanë ngjyrim jetës letrare. Ndërsa në veprën e dytë Gjylistani – autori shkruan për rregullat fetare (të një jete të shëndoshë). Një pjesë e rregullave të shkruara në këtë libër, janë huazuar edhe në shkrimet e shenjta monoteiste (Urdhërimet e Moisiut).
ObserverKult