“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielen e 19 marsit 1848, në faqen n°3, letrën e Honoré de Balzac në lidhje me kandidaturën e tij për deputet në Asamblenë Kombëtare franceze, të cilën, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar:
— Z. H. de Balzac prezantohet si kandidat në Asamblenë Kombëtare. Këtu është letra në të cilën ai njofton se po bashkohet me radhët:
“Zotëri,
Disa persona që më nderuan duke menduar për mua për postin e deputetit në Asamblenë Kombëtare, prita që numri i tyre të ishte mjaft i konsiderueshëm dhe që emri im të futet në lista në mënyrë që të mos tatohet për mendjemadhësi (përbuzje), duke deklaruar se nëse funksione të tilla më besoheshin, do t’i pranoja.
Rëndësia e rrethanave, solemniteti i debatit, madhësia dhe qëndrueshmëria e perandorisë që do të themelohet, pas pesëdhjetë e tetë vjet përpjekjesh, nuk lejojnë asnjë përfaqësues të zgjedhur të largohet nga një mandat i tillë, në një kohë kur Franca thërret të gjitha forcat dhe inteligjencat e saj.”
H. BALZAC
ObserverKult
LEXO EDHE: BALZAK: TI KE TALENT BIRI IM, MOS U DORËZO PARA BUDALLENJVE…
Nga Honore de Balzak:
“…Ju keni talent biri im dhe shpejt do ta kuptoni çfarë lufte të tmerrshme. E të pandashme bën mediokriteti me ata që ia kalojnë.
Nëqoftëse në darkë do të humbisni 25 luidorë.Të nesërmen do t’ju akuzojnë për kumarxhi, kurse miqtë tuaj më të mirë do të fillojnë të thonë se keni humbur 25 mijë franga.
Po t’ju dhembë ca koka do të thonë se keni filluar të çmendeni.
Po t’ju shpëtojë ndonjë fjalë e ashpër. Aty për aty do të thonë se je njeri me të cilin s’bën dot askush…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU