Kur e kuptoi bota se “shqiptarët nuk janë turq”?

Një studiues britanik, Wadham Peacock është i mendimit se interesimi i vërtetë për shqiptarët nisi menjëherë pasi diplomacia evropiane vendosi të krijonte shtetin shqiptar, në vitin 1912. Peacock, i cili ka qenë një njohës i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve shkruan në librin e tij “Shqipëria shteti jetim i Evropës”, i botuar në 1914: 

“Në fillim të vitit 1913, Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme, kjo sepse lexuesi i gazetave u bë me dije se ekzistonte një i tillë rajon në Evropë, në atë gadishullin misterioz ballkanik të zënë nga serbët, bullgarët dhe grekët, disi të pavarur dhe disi të shtypur nga thundra e turkut të lig.

Për shqiptarët, është e vërtetë, ishte dëgjuar diçka, madje kishin dëgjuar edhe ata që nuk kishin qenë ekspertë në çështjet e Lindjes së Afërme, por në njëfarë mënyre shqiptarët ishin konsideruar si turq dhe si shtypës të të krishterëve dhe ishte disi si surprizë për shumicën e njerëzve, kur veprimi i Austrisë dhe Italisë- është e mundur të jetë veprim egoist- i detyroi Evropianët Perëndimorë që ta marrin vesh se shqiptarët nuk janë turq, por janë raca më e vjetër e Europës dhe se një pjesë shume e madhe e tyre i përket Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. 

Kur Austria këmbënguli që Shqipëria të bëhej një shtet i pavarur në kufi me Greqinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Malin e Zi, atëherë qytetet, shkëmbinjtë dhe fushat e Shqipërisë filluan të dalin nga errësira mesjetare, nga e cila kishin qenë të mbështjella për një kohë shumë të gjatë, një errësirë aq e thellë sa madje Gibboni arriti të shkruante për Shqiptarët si një “fis endacak barinjsh dhe hajdutësh”, pa ndonjë të dhënë se kush dhe çfarë janë ata në të vërtetë.”

Përgatiti: Albert Vataj

ObserverKult


naim frashëri do të shkrihem

Lexo edhe:

NAIM FRASHËRI: PELLAZGËT – SHQIPTARËT

LEXO EDHE:

ARBEN DUKA: LAMTUMIRË E DASHUR…

S’kam dashur kurrë që të lëndohesh,
se të kam dashur sa s’ka më,
po ti në mjegull më largohesh,
ndaj unë me dhimbje po të lë!

S’besoj se do lëndohesh sot,
ti ende s’di ç’është dashuria,
ndaj s’munde ta kuptoje dot,
prushin e ndjenjave të mia!

Veç bukurisë së pakursyer,
natyra gjë s’të ka dhuruar,
një bukuri e parrëfyer,
u vyshke që pa lulëzuar!

Dhe pse e kam kaq të vështirë,
po të përzë nga zemra ime,
si yll nga larg-ndriçomë më mirë,
dhe më dil veç në ëndërrime!.

Pas meje do të vijnë të tjerë,
dhe do të puthin puthjen time,
dhe ti s’do ndihesh më e mjerë,
do shkrihesh nëpër përqafime!

Prapë do të thuash: “Sa të dua,
o sa të dua s’e them dot!.”,
edhe njëlloj si dhe me mua,
fare më kot do derdhësh lot!.

Në sa krevate do të shtrihesh,
dhe do të hiqesh virgjëreshë,
kur e mendoj si do lëpihesh,
më vjen të qaj edhe të qesh!

Unë gjer tani isha i nxehur,
nuk e mohoj që prapë të dua,
sepse përjetë më ka dehur,
nektar’ i buzëve të tua!.

Unë vetë isha i lënduar,
dhe ndofta të lëndova shumë,
në ato vise ku ke shkuar,
asnjë nuk di të puthë si unë!.

Është e pamundur që të ndrijë,
për gjithë jetën dashuria,
një që pas meje do të vijë,
do puthi veç puthjet e mia!.

Megjithatë po të uroj:
“U bëfsh prapë yll e lëshofsh nure!”,
se dhe për mua-e besoj,
do çelë me gaz një tjetër lule!.

Në ndjenja akull na ka ngrirë,
gjithçka më tutje është kot,
ndaj Lamtumirë-veç Lamtumirë,
se Mirupafshim s’të them dot!.

Do shkojë kohë e mund të kthehesh,
po do të jetë shumë e vështirë,
mbase do duash të rrëfehesh,
por unë nuk jam një manastir!.

Shpëtuam paq nga ai lak,
shpëtove ti-shpëtova unë,
por s’të urrej-s’jam zemërak,
se s’të kam dashur dhe aq shumë!

Urrejtje s’ka-jo rastësisht,
se nuk ka ndodhur veç mes nesh,
një që s’ke dashur marrëzisht,
është e pamundur ta urresh!.

Në jetën time-o moj mike,
unë s’kam urryer asnjë femër,
këto dy forca vullkanike,
të njëjtin zjarr çlirojnë në zemër!

ObserverKult