Kur dashuria e shfrenuar depërton në zemër, nis të brejë të gjitha ndjenjat e tjera

Alexandre Dumas (1802-1870) është shkrimtar i njohur francez dhe autor i disa kryeveprave të letërsisë si “Konti i Monte Kristos” dhe “Tre Musketjerët”.

ObserverKult ua sjell disa thënie të Alexandre Dumas:

Për të gjetur fajtorin, përpiquni fillimisht të kuptoni se kush nxjerr përfitime nga krimi.

Njerëzit shpirtmëdhenj janë përherë të hapur ndaj mëshirës, kur fatkeqësia e armikut i kalon kufijtë e urrejtjes së tyre.

Natyra njerëzore kështu është: gjithnjë e pakënaqur me çfarë ka, e gjithnjë duke dëshiruar çfarë nuk ka.

Vetëm ai që ka prekur fundin e dëshpërimit mund të arrijë kulmin e lumturisë.

Edhe vetëm të folurit për fatkeqësitë personale, është një ngushëllim.

Guximi imponon respekt edhe tek armiqtë.

Kur dashuria e shfrenuar depërton në zemër, nis të brejë të gjitha ndjenjat e tjera.

Mendimet janë si gozhdat: sa më fort t’u mëshohet aq më thellë ngulen.

E gjithë urtësia njerëzore mund të përmblidhet në dy fjalë: prit dhe shpreso

Dashuria mes të gjitha pasioneve është më egoistja.

Përgatiti: L.F-ObserverKult


Alexandre Dumas
Alexandre Dumas (24 korrik 1802 – 5 dhjetor 1870)

Lexo edhe:

DUMAS: KURRË MOS I BESONI NJË ARMIKU QË JU BËNË DHURATA!

Unë nuk jam krenar por jam i lumtur, dhe lumturia mendoj që verbon më shumë se krenaria.”

“Të gjitha përgjithësimet janë të rrezikshme, madje edhe ky.”

Thëniet tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult