Shumica gabojnë/ Kur duhet të shkruhet “TE” e kur “TEK”!

te tek

TE apo TEK
A kanë të njëjtin funksion dhe a mund të përdoren në vend të njëra-tjetrës? Si t’i përdorim saktë këto parafjalë?

TE dhe TEK janë dy parafjalë të rasës emërore, që përdoren përpara një emri, një përemri a një numërori etj., dhe shënojnë vendin a sendin pranë të cilit ndodhet dikush a diçka ose kryhet një veprim.

Edhe pse kanë të njëjtin funksion, ka një rregull se kur duhet përdorur njëra dhe kur tjetra, që është:

1. Parafjala TE përdoret gjithmonë kur fjala që vjen pas fillon me bashkëtingëllore.

P.sh.:
Era shkoi te gjyshja.
Përgjigjen e gjeti te libri.
U mbështetën te njëri-tjetri.
Shkoi te tezja etj.


2. Parafjala TEK përdoret gjithmonë kur fjala që vjen pas fillon me zanore.
P.sh.:
U takuan tek ura.
Shkoi tek ajo me një frymë.
Erdhi tek unë.
E gjeti tek oborri etj.


Kohët e fundit gjuhëtarët kanë shprehur mendimin që parafjala TEK të përdoret dhe para fjalëve që fillojnë me bashkëtingëllore të tingullt, si: m,n,nj, l, ll.
Po ashtu edhe para bashkëtingëlloreve të shurdhëta t dhe k, për shkak të përplasjes së bashkëtingëllores “k” të parafjalës TEK me fjalët që fillojnë me këto bashkëtingëllore.
Por kjo deri tani nuk është kthyer në normë, ndaj dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim rregullën që është normative!

Përgatiti: S. Agolli

ObserverKult

——————————————————–

Lexo edhe:

Gramatikat “e para” të gjuhës shqipe, në cilin dialekt u shkruan?

Misionet katolike në Shqipëri datojnë herët, por kontributi që ato sollën në shoqërinë shqiptare, në aspektin arsimor dhe atë kulturor, është i dokumentuar me shekuj pas vendosjes fillestare. Kështu, kryesisht nga kleri françeskan, i cili ishte i përhapur dhe vazhdon të jetë edhe sot, me kuvende të shumta, kryesisht në veri të vendit, u përpiluan gramatika e fjalorë të gjuhës shqipe, të cilët do të ndihmonin misionarët që pas tyre do të vinin të shërbenin në Shqipëri.

Për më shumë kliko te linku KETU