Gjergj Fishta për Korçën
“Ndër të gjitha qytetet e Shqipnisë, mbas mendimit tim, Korça asht ajo ku frymzimi i qytetnisë oksidentale paraqitet ma haptas e jo krejt si një bimë ekzotike.
Në Korçë ke fort pak rrugica (impas), e rrugët, edhe në mos qofshin gjithkund të drejta e të shtrueme, janë të krahazueme me ndërtesa, shenji që mbrendë nuk zotnon aq fort mosbesimi ndërmjet bashkëqytetasve, pra shenji që aty ka qytetní; pse qytetnia, së pari, bazohet në sociabilitet të qyteteve.
Mbasandej, në Korçë gjen edhe sot asish që interesohen për të mirë të përgjithtë, kush tue ngrehë me mjete të veta a nji shkollë, a nji kishë, a ndonji sëmutore (spital), a një ndonjë bibliotekë qytetëse etj. Ka edhe shumë asish që kanë krye mësime të nalta jashtë Shqipnisë, posë se ka shumë asì të tjerësh që për punë kanë kërkue botën mbarë, e s’kanë ndejë mëshilë (mbyllur) në vend të vet, si zogu i pulës në gëzhojë të vesë.
E masandej: e po ku sheh ngjeti në Shqipní arat e livadhet pa shtigje e gardhiqe, përposë se ndër rrethina të Korçës? Kjo asht, mostjetër (së paku), përshtypja që mue më ka ba qyteti i Korçës”.
(Gjergj Fishta: në Vepra letrare 10, Publicistika, artikulli: “Një udhëtim në Turqí të re”, botuar në “Hylli i Dritës”, 1932/2/3/4/612).
Përgatiti: Albert Vataj
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBERT VATAJ: PUTHJA QI M’BANI ME FAJ
U gjindëm nji ditë të dy njaq ngat,
njaq sa fryma m’frymonte në frymën e saj,
njaq sa syt, shkreptinin n’detin e dhanun tallaz,
ishim njaq ngat,
sa me mujt me e ndigjue shkulmin e kurmit
mishit qi epshëm i kridhej në zjarm.
N’kyt tërbim e trazim gjimueshëm n’zemër e gjak,
hutimi, ngurimi e cytje me ngulm,
u epëm pa ja da t’anshmeve dëshirime,
syt, syt prekën tue u dridh tulin e hepuem t’buzëve,
buzëve qi epshi i kuqlonte, me adh, tue i kall.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult