ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Ai që e sheh nevojën e tjetrit dhe pret që t’i kërkohet ndihmë, është po aq i pasjellshëm sa ai që refuzon ta ndihmojë./Dante Alighieri
Nganjëherë, personi që ti mendon se do të të japë goditjen finale kur të rrëzohesh, është në të vërtetë nga ata pak persona që do të të ndihmojë të ringrihesh./ Paulo Coelho
Dashuria e vërtetë nuk është tjetër veçse dëshira e shfrenuar për të ndihmuar dikë tjetër që të jetë vetvetja. /Jorge Bucay
Lumturia më e madhe dhe paqja më e ëmbël i përket atij që përpiqet të ndihmojë të tjerët./Selma Lagerlof
Qëllimi i jetës është të ndihmojmë të tjerët. E nëse nuk mund t’i ndihmojmë, të paktën të mos u bëjmë të keqen./Tenzin Gyatso
Ka të drejtë të qortojë veç kush është i gatshëm të ndihmojë./Abraham Lincoln
Njerëzit e pjekur në dashuri e ndihmojnë njëri-tjetrin që të jenë të lirë, e ndihmojnë njeri-tjetrin që të këpusin çfarëdolloj zingjiri./Osho
I vetmi person që nuk mund të ndihmohet është ai që ua hedh fajin të tjerëve./Carl Rogers
Kur i jep një këshillë mikut, këshilloje në mënyrë që ta ndihmosh e jo t’i bësh qejfin./Soloni
Kanë të drejtë të bëjnë vërejtje, ata që kanë mirësinë të ndihmojë. Pjesa tjetër është pashpirtësi, jo drejtësi./William Penn
ObserverKult
Lexo edhe:
KADRI ROSHI KA PUNUAR SI PASTRUES BANJOSH E HAMALL, SHKARKONTE THASË ME ÇIMENTO 13 ORË NË DITË…