Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë është këngë patriotike e kënduar në kohën e Rilindjes.
Pas çlirimit të Kosovës në vitin 2000, një version i këndimit, komponuar nga Rauf Dhomi është propozuar nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova si himn i Kosovës.
ObserverKult ua sjell tekstin dhe një variant të kënduar të himnit të propozuar nga Rugova:
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë,
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë,
Janë bashku qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë.
Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë,
Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë,
Mirë luftoi Prizreni, Prishtina e Llapi me Rugovë,
Mirë luftoi Prizreni, Drenica e Llapi me Rugovë.
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë,
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë,
Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë,
Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë.
=-===========================
Lexo edhe: