Kur më thonë se jam e çrregullt… nuk e dinë që kam parë më të keqen dhe kam mbijetuar…

alda merini ne jemi

Nga Alda Merini:

Kur më thonë se shtëpia ime është e rrëmujshme, dhe është (mbingarkesa e gjërave), nuk e imagjinojnë se kam përjetuar më të keqen dhe për këtë arsye nuk më bëhet vonë fare për rregullin dhe çrregullin. Thelbësore është të kesh një qiellzanë. Por ç’lloj qiellzane?

Punëtorët nuk endeshin në qiellzanën tonë si në shtëpinë time. Askush nuk na binte në qafë, përkundrazi, na shpërfillnin krejtësisht dhe për ta ky ishte një lloj nderimi për sëmundjen mendore, që do të thoshte moskokëçarje e madhe, aq sa unë nuk fola më.

Mësova të flas vite më vonë, me kalimin e kohës, por menjëherë m’i vodhën fjalët nga goja dhe i hëngrën edhe ato. Kështu që do ta mbyll me një shaka që tha një infermiere: “Ajo kurrë s’na tregoi që shkroi në të gjitha ato vite.” Unë iu përgjigja: “Sepse nuk isha e çmendur.”

U larguam nga shërimorja mendore pas dymbëdhjetë vjetësh. Atje na mbajtën të pastër. Kështu që, pasi dolëm, u ndotëm me dhe, e spërkatëm në fytyrë dhe në trup, sepse për dymbëdhjetë vjet kishim jetuar të mbyllur brenda dhe të pastër duke ëndërruar të preknim trëndafilat, barin.

Pasi dolëm nga porta, nuk mund ta besonim. Ishim sërish të lirë të jetonim të ndotur. Dhe kur më thonë se jam e çrregullt dhe jam, nuk e dinë që kam parë më të keqen dhe kam mbijetuar.

Ujdisi në shqip: Rielna Paja

ObserverKult


Lexo edhe:

DITA E PESTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET TËRËSISHT POETËVE TË RINJ

DITA E KATËRT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ LEXIME POETIKE E PROMOVIME, DEBAT PËR TEATRIN, KËNGË KORALE

DITA E TRETË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ POEZI, KRITIKË , DEBAT E MUZIKË…

DITA E DYTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROMOVIM LIBRI, DEBAT TEMATIK, TAKIME POETIKE…

DITA E PARË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET LETËRSISË SHQIPE NË MAQEDONI