Kur Partia Komuniste alarmohej për Gjergj Fishtën: Anëtarët tanë e adhurojnë

Gjergj Fishta

Nga ana e Asan Petrelës dhe shokut të tij është mbrojtur teza se Gjerq Fishta është një nga Shkrimtarët  më të mëdhenj dhe se stili, radhitja, përmbajtja e vargjeve të tija janë të mrekullueshme sidomos nga pikpamja e hartit për t’u adhuruar. Këta shokë nxirrnin si konkluzion se neve duhet t’i këndojmë dhe të marim mjaft nga këto vargje.

Dy komunistë në vitet ’50-të: Fishta reaksionar? Ai ka vargje të mrekullueshme për t’u adhuruar!

Një ngjarje vërtet të rrallë lajmërojnë dokumentet partiake të vitit 1950. Peti Shamblli, një funksionar i lartë komunist, njoftonte se në Dardhë të Korçës, ku ishin për pushime disa anëtarë partie, në fund të korrikut 1950 ishte zhvilluar një diskutim letrar, ku dy komunistë kishin vlerësuar maksimalisht Gjergj Fishtën, edhe pse e dinin se regjimi e kishte shpallur reaksionar dhe autor të ndaluar që në vitin 1945. Me një guxim të çuditshëm, ata e kishin vlerësuar Fishtën si “një nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe se stili, radhitja, përmbajtja e vargjeve të tija janë të mrekullueshme, sidomos nga pikëpamja e hartit për t’u adhuruar”.

Ky diskutim, në fshatin piktoresk, atë fund korriku të 1950-ës, kishte vënë në alarm drejtuesit komunistë të Korçës, të cilët nisnin me urgjencë në Komitetin Qendror, shkresën e mëposhtme, duke kërkuar nga Komiteti Qendror që të forconin qëndrimin ndaj shkrimtarëve reaksionarë si në rastin e Fishtës, pasi një diskutim i tillë linte të kuptonte sipas Peti Shambllit, se komunistët nuk kishin përthithur si duhet orientimet e Enver Hoxhës për figurën dhe krijimtarinë e At Gjergj Fishtës.

Më poshtë, kujto.al sjell të plotë dokumentin e dates 3 gusht, nënshkruar nga Peti Shamblli.

Parti e Punës së Shqipërisë

Komiteti i PPSH Rrethit Korçë

Nr. 22 prot.

Korçë më 3.VIII.950

Relacjon

Komitetit Qendror  të P.P.SH.