Përpos që Sherif Merdani është i njohur si këngëtar i muzikës së lehtë shqipe, ai njihet edhe si simbol i rezistencës ndaj censurës në art. Pas paraqitjes së tij në edicionin e 11-të të Festivalit të RTSH-së, Sherif Merdani u dënua me 16 vjet burgim.
Merdani bashkëpunoi me kompozitor të njohur, duke marrë pjesë në festivale të ndryshme. Dhe ndonëse karriera në muzikë iu ndërpre për një kohë të gjatë, ai sërish arriti që muzikës së lehtë shqiptare, t’ia dhuroj disa prej këngëve më të bukura si “Kënga e nënës”, “Duart e tua”, “Pa harrim”, “Të pres në Tetor”.
Në vazhdim ju sjellim tekstin dhe këngën “Simfonia e nënës”, të kantautorit Luan Zhegu, me të cilën Sherif Merdani u shpërblye me çmimin e tretë në edicionin e 34-të të Festivalit të RTSH-së.
Për ty unë do të mendoj gjithmonë
Do shkruaj vargje, do krijoj melodi
Edhe kur të përqafoj si fëmi
Edhe kur ndodhem kilometra larg
Se ti je krijesë e përjetësisë
Simfonia ime!
Nganjëherë më vjen të qesh me veten time
Më vjen në mendje një pyetje aq naive
Përse, përse, nuk kam qenë në dasmën tënde
Përse, unë qava kur ti më linde…
O nëna ime!
Perëndesha ime!
Simfonia ime!
O nënë!
O perëndeshë e jetës!
Ti që krijove gjithësinë
Ajo nina-nana e ëmbel
Sot më duket simfoni
O Zoti ynë i madh!
Ti lutjen na degjo
Fali ditë nga jeta jonë e pajetuar
Perëndeshës sonë
Perëndesha ime
Perëndesha jonë
Simfonia ime
Simfonia jonë.
Këngëng mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
Përgatiti: ObserverKult
———————-
Lexo edhe:
“O NATË E KOBSHME! NATË TRI HERË MIZORE”… POEZIA QË SHPREH DËSHPËRIMIN E GJERGJ FISHTËS