Kur ti nisni fëmijët për në shkollë, rikujtojuani që janë të veçantë!

anila toto

Nga Anila Toto

Të gjithë fëmijët janë gjeni.

Albert Einstein ka thënë: “Nëse e gjykoni një peshk nga aftësia e tij për të ngjitur një pemë, ai do të jetojë gjithë jetën e tij duke besuar se është budalla”.

Nëse një zog, një majmun, një pinguin, një peshk, një fokë dhe një qen supozojmë se duan të studiojnë atëherë një zyrtar arsimor ju drejtohet atyre me fjalët: “Për një përzgjedhje të drejtë të gjithë duhet të kaloni të njëjtin provim; Ju lutemi duhet të ngjiteni në atë pemë.
A është e drejtë kjo mënyrë?

Kalojmë te fëmija kur nis shkollën në një stad të zhvillimit të tij. A janë të gjithë fëmijët me të njëjtit zhvillim, a kanë të njëjta aftësi?

Është marrëzi t’i gjykosh të gjithë sipas të njëjtit grup meritash, duke mos marrë parasysh aftësitë individuale, pikat e forta dhe të dobëta të tyre.
Çdo individ duhet të lejohet të ndjekë interesat e veta dhe të zhvillojë aftësitë e tij më të forta.

Ne të gjithë shkëlqejmë më shumë kur na jepet liria për të punuar në atë që duam.
Prandaj kur ti nisni fëmijët çdo dite për në shkollë, rikujtojani atyre gjërat për të cilat ata janë të veçantë!

Dhe rikujtojani vetes që edhe kur ata nuk arrijnë notat e dëshiruara, do të thotë që thjesht sistemi i edukimit tonë nuk ka nxjerrë në pah gjeninë që u fshihet brenda; në zemrën e mendjen e tyre!

ObserverKult

Anila Toto

—————————————————————————————

LEXO EDHE: Anila Toto: MAJ I TRISHTË! MUNGOJNË NXËNËSIT E MI TË DASHUR, KLASA QË GUMËZHIN…

…Maj i trishtë!
Mungojnë nxënësit e mi të dashur, klasa që gumëzhin, detyrat, fletoret, librat, lojërat, gabimet. Një anarshi e madhe në mendjen e tyre. Tani ata do të përgatiteshin për provimet e klasës së 5-të. Provimet u anulluan.

– Çfarë po u edukojmë fëmijëve sivjet?
– Si do tu kërkojmë atyre të heqin dorë nga celulari pas kësaj? Ç’po ndodh me fëmijët tanë?
Nëpër sy më kalojnë buzëqeshjet e tyre, sytë e tu drejtuar tek unë çdo çast prisnin një zgjidhje, një bashkëpunim, detyrat, mësimet, lojërat, gëzimet e shqetësimet e tyre. Mungojnë nxënësit e mi këtë Maj.
Një Maj i trishtë mes nesh. Ata do të shkojnë në klasën e 6-të e nuk do të jemi më si dikur!
Por sytë e mi do t’i ndjekin gjithmonë në rrugën e tyre të jetës. Ata janë edhe fëmijët e mi…
Rrugët tona u takuan e do të jenë gjithmonë bashkë. Buzëqeshja e tyre më ndjek kudo…