Kur trupat e zhveshur bëhen “njësh” me sfondin (FOTO)

Një artiste e ka çuar artin e kamuflazhit në një tjetër nivel me ilustrimet e saj të mahnitshme në trupa. Këto ilustrime shfaqin modelet e saj të bëra “njësh” me muralet unike.

Emma Hack, e njohur për punën e saj në videoklipin e Gotye, ku pati ngjyrosur lëkurën e trupave të zhveshur të këngëtarëve, ka vazhduar me këtë lloj pikturimi.

Për të procesi i të krijuarit mund të jetë shumë i gjatë pasi ajo ka shumë gjëra për të konsideruar kur ndërton një dizenjo.

“Në përgjithësi studioj idenë dhe shikoj fotot që kam realizuar gjatë udhëtimeve. Konsideroj çfarë dua të përçoj tek shikuesi dhe çfarë dua të ndjejë ai”, u shpreh ajo.