Kur Zef Skiroi botoi “Arbri i Rii” në Napoli

Poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf, dhe publicist i shquar arbëresh, Zef Skiroi, u lind në Hora të Arbëreshëve më 10 gusht 1865, ka vdekur në Napoli, 17 shkurt 1927.

Atdhetar i madh shqiptar, dijetar dhe koleksionist i traditave poetike arbëreshe. Profesor i parë dhe kryetari i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Institutin Oriental të Napolit. Ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë. Ai është përfaqësuesi më i traditave arbëreshe letrare dhe kulturore të Siçilisë, të cilët lënë një dalje të gjerë letrare.

Më 31 mars të vitit 1887, Zef Skiroi së bashku me Françesko Stasi Peta botoi në qytetin e Napolit, revistën jetëshkurtër “Arbri i Rii”.

Synimi i Skiroit dhe i bashkëpunëtorëve të tij, ishte zgjimi i ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve, shfrytëzimi i gjuhës shqipe si faktor uniteti. Propagandimi i çështjes shqiptare e të Shqipërisë. Revista vijoi vetëm për tre numra, por në të botuan emrat më të shquar të botës arbëreshe, transmeton ‘konica.al’.

Në këtë revistë, Skiroi i dha një rëndësi të madhe botimit të krijimeve letrare arbëreshe. Sepse letërsia dhe në veçanti poezia, ishte opusi kryesor i tij.

Me vlerë madhore si për letërsinë arbëreshe, ashtu edhe për studimet letrare shqiptare janë veprat e Zef Skiroit. I cili shte poet neoklasik, prozator dhe studiues. Veprat e të cilit mund të thuhet se shënojnë kthesën drejt letërsisë bashkohore shqiptare në Itali.

Në poemën Mino, që Skiroi e shkroi në fund të jetës dhe krijimtarisë së tij, autori këndon e vajton vrasjen e djalit të tij, Minos, nga vendasit arbëreshë të Pianës, më 1920.

Mino mbahet si kryevepra poetike e Skiroit, për ndërtimin e rrallë formal dhe poetik. Si dhe për shprehjen aq personale e të fuqishme të ndjenjave e të dhimbjes së tij. “Mino”, krahas cilësimit si elegji për djalin, cilësohet edhe si elegji. Apo traktat për jetën njerëzore në rrethanat arbëreshe – shqiptare.

LEXO EDHE: Zef Skiroi dhe elegjia për të birin ‘Mino’