Kur zhvishesh, poezi nga Jaime Sabines


Zhvishesh njësoj sikur të ishe vetëm
dhe papritur zbulon se je me mua.
Në këtë çast, mes çarçafëve
dhe të ftohtit, sa shumë të dua!
Ia nis të flirtosh si me një të panjohur,
unë të pres solemnisht e me ngrohtësi.
Mendoj se jam burri yt
dhe se me mua po bën tradhti.
Dhe atëherë në qeshje duhemi
kur e gjejmë veten në këtë dashuri të ndaluar.
(Pastaj, kur kjo kalon, prej teje kam frikë
e ndiej se trupin një ftohtësi ma ka përshkuar.)

Përktheu Orjela Stafasani

ObserverKult

Lexo edhe: NJË GRUA E ZHVESHUR NË ERRËSIRË, POEZI NGA MARIO BENEDETTI

Një grua e zhveshur dhe në errësirë
ka një qartësi që na ndriçon
dhe nëse ndodh një pikëllim
një terr i madh a një natë pa hënë
patjetër këtë grua të zhveshur
në dorë duhet ta kesh shtënë.

Një grua e zhveshur dhe në errësirë
Lëshon një dritë që të jep besim
Atëherë kur kalendari bën pushim
qosheve dridhen shtratmerimangat
dhe sytë e lumtur të maceve
shikojnë e s’lodhen kurrë së pari.

Një grua e zhveshur dhe në errësirë
është një kënaqësi për duart
për buzët është më shumë se fat
dhe për zemrën një shkallmim
një grua e zhveshur është një enigmë
dhe përherë një gosti plot gëzim.

Një grua e zhveshur dhe në errësirë
derdh një dritë që të ndez flakë
dhe qielli i kthjelltë qiell bëhet
sa kënaqësi në qoftë e…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult