Kuróda Saburó: U bëra krejt tjetër

U bëra krejt tjetër.
Ç’është e vërteta, të njëjtën kravatë kam
si dhe mbrëmë,
si dhe mbrëmë, i varfër jam.
Si dhe mbrëmë
s’jam i dobishëm për asgjë.

E megjithatë jam krejt tjetër.
Ç’është e vërteta, i veshur jam si dhe mbrëmë,
si dhe mbrëmjë pi saké,
si dhe mbrëmë
Jetoj një jetë pa kuptim.

O!
Kur me sforcim
buzët ndrydh e përndrydh,
nënqesh, zgërdhihem,
pa shkak buzëqesh
dhe më në fund sytë mbyll,
shoh
se tek unë jeton
një flutur e bukur,
që flatron në të nesërmen.

Përktheu: Petraq Kolevica