Kurrë nuk është tepër vonë për të qenë ajo që ju mund të ishit…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Kurrë nuk është tepër vonë për të qenë ajo që ju mund të ishit. / George Eliot

Ai që beson tek vetja, nuk ka pse bind të tjerët. Ai që është i kënaqur me veten, nuk ka nevojë për miratimin e të tjerëve. Ai që e pranon veten e tij ashtu si është, e gjithë bota do ta pranojë. / Lao-Tzu

Nuk ka rëndësi si ju thërrasin, rëndësi ka cilës thirrje ju i përgjigjeni. / V. C Fields

Askush nuk ju bën dot të ndiheni inferiorë, pa miratimin tuaj./ Eleanor Roosevelt

Shumë njerëz e mbiçmojnë atë që nuk janë dhe e nënvlerësojnë atë që janë./ Malcolm S. Forbes

Asnjëherë mos u trembni që të heshtni. Kurrë mos lejoni që të bëheni një viktimë. Mos pranoni përkufizimin e askujt për jetën tuaj, por përkufizojeni vetë veten tuaj./ Harvey Fierstein

Unë nuk miratoj tërësisht disa nga gjërat që kam bërë, apo që jam, apo që kam qenë. Por unë jam unë. Zoti e di, unë jam unë./ Elizabeth Taylor

Ajo që ne perceptojnë për veten është në masë të madhe, një reflektim se si do të përfundojmë duke e jetuar jetën tonë./ Stephen Richards

ObserverKult

————————————————-

LEXO EDHE: OPRAH WINFREY: NËSE NJË MASHKULL TË DO, ASGJË NUK E MBAN LARG TEJE…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Oprah Winfrey.

“Nëse një mashkull të do, asgjë nuk e mban larg teje. Nëse nuk të do, asgjë nuk e mban dot pranë teje”.

“Kam arritur të kuptoj se çdokush nga ne ka një thirrje të brendshme, e cila është unike si shenjat e gishtave dhe mënyra më e mirë për të korrur sukses, është të zbulosh çfarë do dhe të gjesh një mënyrë për t’ia ofruar këtë gjë të tjerëve në formën e shërbimit, të punuarit fort dhe të lejuarit e energjisë së universit për të të udhëhequr”…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU