Vrapi im âsht ndalë kaherë.
Ndër ujna kujtimesh shndërrue në knetë.
N’ oborrin e kohës fluide
Vdekja mshehun ndër mina t’potershme
Pret hapin tim të mbrâmë.
Por un’ në ikje
Gjuhën do ta kem
Të mpime
Prej mendimesh që n’ gjoks u thanë
E prej vijash të bardha
Ku na u burgosën britmat.
Rrugës së ikjes
me brumin e heshtjes
Do ndërtoj varkën e pâzashme
Për detin e dhimbjeve që do la pas.
Miqtë e mi të paktë e dinë:
Kurrë nuk u dashunova pas zhurmash.
ObserverKult
Lexo edhe: