“Kurrë Shqypni s’kam me të harrue”/ Poezia “Atdheut” nga Gjergj Fishta vjen e interpretuar nga Ilir dhe Korab Shaqirit

Poezia “Atdheut” nga Gjergj Fishta vjen nën tingujt e muzikës së Ilir dhe Korab Shaqirit.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” këngëtari Korab Shaqiri, foli për bashkëpunimin më të ri me babain e tij Ilir Shaqiri, duke sjellë “Kurrë Shqypni s’kam me të harrue”.

“Fillimet e kësaj kënge kanë nisur nga Edmond Zhulali. E gjithë ‘mjegulla’ e fillimit të kësaj kënge u ndriçua dhe njerëzit kanë filluar ta pëlqejnë. Klipi është xhiruar në Shkodër, në djepin e kulturës së Shqipërisë”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës Korab Shaqiri ndau edhe momente të bashkëpunimeve për këngët duke treguar se është pak e vështirë, bashkëpunimi me babain e tij, Ilir Shaqiri.

Gjithashtu tregoi se vitin e ardhshëm do të ketë edhe një koncert për Ilir Shaqiri, për 65-vjetorin e tij.

“Nuk është fare e thjesht të punosh me babain. Ilir kërkon shumë, nuk është fare e thjeshtë. Por me rëndësi është që mëson shumë. Këta janë profesorët tanë sepse ne jemi mësuar të mësojmë prej tyre. Me çdo bashkëpunim që kam pasur me babin ka qenë shumë i suksesshëm, dhe shumë shpejt do të kemi një tjetër bashkëpunim”, u shpreh ai.

Intervistën e Korab Shaqirit mund ta dëgjoni duke klikuar në videon më poshtë:

Poezia “Atdheut” të Gjergj Fishtës

N’ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N’ty mendoj kur soset dita,
Terri boten kur e mblon.

Vec se ty te shoh un n’anderr,
Vec se ty, cuet, t’kam n’mendim;
Nder t’vështira ti m’je qanderr,
Per ty i lehtë m’vjen cdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Une kam pa, larg tue ba shtek,
E pergjova tjera valle,
N’tjera lule syu m’u rrek;

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s’rri,
Ma i kulluet nji lum s’dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N’ty ma i bukur lulzon Prielli,
Jane ma t’kandshme stine e mot;
N’ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambel t’Madhit Zot.

Pa ty lules s’m’i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m’bjen:
Mue pa ty nuk m’del prendvera,
Pa ty dielli nuk m’shkelxen.

Dersa t’mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permende kam.

ObserverKult

————————-

Lexo edhe:

“HIJA IME NUK DI DHUNË, DI VEÇ FRYMËZIM LIRIJE”, ILIR SHAQIRI KËNDON VARGJET E LASGUSH PORADECIT (TEKSTI & VIDEO)