Olta Boka & Erik Loshi: Sa herë të qash do jem aty… (teksti dhe kënga)

Kokën e mbështes në diell,
Sa herë ti më mban lart në qiell,
Ndonjëherë më sjell stuhi,
Por unë të dua dhe me shi!

Në zemrën time vetëm ti,
Në zemrën tënde vetëm unë thesar,
Nga dashuria dhe gabon,
Nga dashuria themi dhe më fal, më fal!

Ti më ke mua, ti më ke mua,
Sa herë të qash do jem aty,
E të puth duart, o mua,
Ti më ke mua!

Sa herë të qeshësh,
Qesh me ty, se ty të dua!
O, sa herë të qash do jem aty,
Ti më ke mua!
O, sa herë të qeshësh,
Qesh me ty, se ty të dua!

S’mund t’i thotë asnjë poet ,
Ato që ndjej për ty vërtetë,
Zemër ndonjëherë kam ftohtë,
Por nuk ka diell pa një lot!