ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:
Çdo dashuri që s’ka shoqërinë si pikënisje është si një mur i ndërtuar në rërë. /Ella W.Wilcox
Gjithmonë ka ca çmenduri në dashuri. Por po ashtu gjithmonë ka ndonjë arsye në çmenduri. /Friedrich Nietszhe
Ilaçi i vetëm i dashurisë është të dashurosh më shumë./ Henry David Thoreau
Një fjalë na çliron nga të gjitha barrat dhe dhimbjet e jetës: ajo fjalë është “dashuria”. /Sofokliu
Dashuria ose është ose s’është! S’ekziston gjë e tillë si “dashuri e pakët”. /Toni Morrison
Duaji të gjithë, beso vetëm disa. Askujt mos i bëj keq. /William Shakespeare
Mosha s’ju mbron nga dashuria, por dashuria, deri diku, ju mbron nga mosha. /Jeanne Moreau
Pjesa më e dhimbshme e një dashurie është t’i falni gabimet njëri-tjetrit./John Sheffield
T’i kesh frikën dashurisë do të thotë t’i kesh frikën jetës, dhe ata që i frigohen jetës janë tre pjesë të vdekur./Bertrand Russell
Të duash dhe të të duan do të thotë të ndjesh diellin nga të dyja anët./David Viscott
ObserverKult
———————————————–
LEXO EDHE: KUSH NUK KUPTON HESHTJEN TËNDE, NUK DO TË KUPTOJË AS FJALËT E TUA…
ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit amerikan, Elbert Hubbard:
Kush di të humbasë është fitues.
Ujitni vetëm ato vese nga të cilat dëshironi të udhëhiqeni.
Më mirë të të gënjëjnë sesa të dyshojnë në ty.
Pesimizmi është emri që njerëzit me nerva të dobëta i japin mençurisë.
Jeta s’është tjetër veçse një andrallë pas një tjetre.
Mos jep kurrë shpjegime: miqtë e tu nuk kanë nevojë e armiqtë nuk të besojnë gjithsesi.
Kush nuk kupton heshtjen tënde, nuk do të kuptojë as fjalët e tua.
Një dështak është ai që ka gabuar e që s’është i aftë të mësojë nga gabimi.
LEXO EDHE: THËNIE NGA DICAPRIO: VETËM TI MUND T’I NDRYSHOSH SITUATAT E TUA, MOS FAJËSO ASNJË PËR TO