Kur në 14 gusht të 1944 Ana Franku dëgjoi një goditje të thatë muri e kuptoi se diçka po ndodhte. Nuk ishte një tingull i zakonshëm në atë vend sekret. Këtë zhurmë e kishte dëgjuar pak muaj më parë kur Gestapoja kishte inspektuar ndërtesën, ku jetonte e fshehur nga nazistët, gjatë pushtimit gjerman në Holandë. Ajo u arrestua bashkë me 8 persona të tjerë. Të gjithë, përveç të atit, Otto Frank, vdiqën në kampe. Pas më shumë se 73 vitesh hapet një hetim i udhëhequr nga një ish agjent i FBI-së, i cili kërkon të zbulojë misterin më të madh të Holokaustit dhe të Luftës së Dytë Botërore.
Kush e tradhtoi dhe dorëzoi Ana Frankun? Vince Pankoke, një hetues i agjensisë federale të Amerikës do të ndërtojë historinë se si u kap vogëlushja në banesën ku jetonte e fshehur në Amsterdam. Pankoke do të realizojë një skanim të materialeve historike plus edhe teknologjinë që nuk ka qenë shfrytëzuar në hetimet e mëparshme.
Qëllimi është të zbulohet se kush e lajmëroi policinë gjermane dhe t’u tregonte vendin e saktë ku gjendeshin një grup çifutësh.
Do të shfrytëzohen arkivat e Uashingtonit, Holandës, Gjermanisë dhe Izraelit. Për këtë është ndërtuar një maket i banesës ku fshihej Ana.
Do të analizohen tridimensionalisht se si perceptoheshin zhurmat nga brenda jashtë dhe do të përdoren teknika digjitale inovatore që do të lejojnë të kuptohet udhëtimi i tingujve përmes mureve të banesës, transmeton ‘konica.al’.
Ky është një mister që nuk ka mundur të zgjidhet. Ka patur edhe hetime të mëparshme në vitin 1948 autoritetet holandeze pretenduan se e kishin zbuluar informatorin, por pa sukses. Dështuan sërish në vitin 1963.
Ana Franku jetoi e fshehur për dy vite, derisa për motive të panjohura në 14 gusht përfundoi në kampin e përqendrimit nazist. Sipas regjistrave naziste, Ana vdiq në shkurt të 1945 në Bergen-Belsen, një nga ferret gjermane, ku numri i çifutëve të mbledhur në Holandë ishte 110 mijë.
Shpëtuan vetëm 5500. Në fillim u mendua se informatori ishte Wilhelm van Maaren, pronari i dyqanit që e dinte mjaft mirë vendndodhjen, por tani hetuesit janë të hapur ndaj çdokujt.
Ajo që dihet me siguri është se tradhtari ishte i njohur nga familja Frank, të paktën kështu besohej gjithmonë. Kur Otto Franku u kthye në verën e 1945 supozoi se dikush i kishte dorëzuar.
Megjithatë teoria nuk kufizohet vetëm me tradhtinë. Besohet se policia ishte në vendndodhje për motive të tjera dhe ata rastësisht u gjetën, referon kështu The New York Times.
ObserverKult
Lexo edhe:
ANNE FRANK DHE FILMAT E FRYMËZUAR NGA HISTORIA E SAJ
Pavarësisht nga gjithçka, unë ende besoj se njerëzit në thelb janë të mirë… Dëshira ime më e madhe është të bëhem gazetare dhe më vonë një shkrimtare e famshme. Pas luftës, në çdo rast kam dëshirë të publikoj një libër me titull ‘Aneksi i Fshehtë’”/(Ditari i Ana Frankut).
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ANILA VARFI: KU PO SHKOJMË, OR MIK!
Poezi nga Anila Varfi
U gdhi dhe kjo ditë, toka ime!
Mbi krye t’varen pranga
T’halleve që therin e dhembin!
Kudo kripë lotësh e djersë derdhur rrugëve të mia…
Njerëz të vrarë prej mundimit,
Të mpirë prej shqetësimit!
Gra, viktima t’dhunimit, mjerimit!
O toka ime me njerëz, që ditës hijet e tyre i përndjekin e i përqeshin!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult