
Mitrush Kuteli
Gjëja më e mirë që mund të bësh, është ta falësh atë që ka gabuar. Mos i mundo ata më tepër, pasi mjaft keq janë ndjerë, kur e kanë kuptuar gabimin e tyre.
Fali dhe harroje çfarë të kanë bërë. Jeta vazhdon.
Mos u kap pas së shkuarës.
Fali ata që të kanë lënduar, por trego më tepër kujdes që të mos lëndohesh sërish herë tjetër.
Kuptimi i jetës nuk qëndron tek të bërit keq. Të bësh keq është gjëja më e lehtë që ekziston.
E vështirë është të bësh mirë dhe të mbahesh mend për mirë, ndaj lëri njerëzit më mirë, nga sa i ke gjetur. Përqafoje dhimbjen. Puthe atë që po vuan. Bëhu mik me të humburin. Duaje të vetmuarin.
ObserverKult
————————————————————————————————–
LEXO EDHE: Mitrush Kuteli, pse s’arriti ta shihte nënën para se të vdiste ajo?
Shkrimtar e përkthyes, ekonomist i specializuar në profesion, Dhimitër Pasko ose Mitrush Kuteli, lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec, ndërsa vdiq më 4 maj 1967, në Tiranë.
Pa dyshim njëri prej shkrimtarëve, intelektualëve dhe mendimtarëve më të ndritur të Shqipërisë. Kuteli dha kontribut në çdo lëmë letrare, ai ka lënë mbi të gjitha një “ligjërim mbi etikën”. Në përmbledhjen pak të njohur “Shënime letrare”, kritika e tij ngriti një problem të madh shqiptar.
“Është fort e rëndë të thuash se në këtë kuadër shqiptar kaq të vrazhdët, qoftë edhe në botën e shkrimtarëve (dhe veçanërisht në këtë bote!) ku autori vë dorën në kobure ose të ndjek “administrativisht”, ose, të paktën, të rri me kokë me nj’anë, sepse nuk e lavdërove sa desh ay vetë. Në këtë kuadër të vrazhdët, them, ku je i detyruar të pranosh – duke heshtur! – që një thes me kashte të quhet poet klasik ose filozof e një bostan-tavasi, poet, sociolog a s’di ç’tjetër batërdi”
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU